Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) dhe klubi i Partizanit nga Tirana kanë organizuar homazhe për ish anëtarin e Kombëtares, Safet Berisha, i cili është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare.
“Federata Shqiptare e Futbollit, Klubi i Futbollit “Partizani” dhe familjarët e të ndjerit Safet Berisha, njoftojnë të gjithë sportdashësit, miqtë dhe dashamirësit se homazhet për të do të zhvillohen ditën e shtunë pranë ish-kompleksit “Dinamo””, thuhet në njoftimin e FSHF-së.
“Ata që dëshirojnë ti japin lamtumirën e fundit ish-kapitenit të “Partizanit” dhe ekipit kombëtar të Shqipërisë, do ta kenë mundësinë të marrin pjesë në homazhe nga ora 10.00-12.00, në hollin e ish-klubit “Dinamo”. Më pas trupi do të përcillet për në varrezat e Sharrës”, përfundon njoftimi.
Berisha, i cili ishte lojtar i klasit të lartë, ka ndërruar jetë në Itali në moshën 67-vjeçare. Ai ishte pjesë e Kombëtares nga viti 1970 deri më 1981. Qendërmbrojtësi i lindur në Durrës ka luajtur për klubet si: Lokomotiva e Durrësit dhe Partizani.
.