11,09,2025

Sot fjalët përfundimtare për sulmin ndaj Selës

Must Read

Në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën Penale të Maqedonisë për ‘tentimin vrasjen’ ndaj deputetit Ziadin Sela, në ngjarjet e 27-prill të vitit të kaluar në Kuvend, prokurori Darko Jakimovski dhe avokatët mbrojtës të të akuzuarve duhet të thonë fjalët përfundimtare.
Në seancën e fundit Stojan Pavllevskit ju shqiptua dënim me tre vite burg, ndërsa të akuzuarit tjetër Cejo Georgiveskit një vit dhe dy muaj burg.Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Sllavica Andreevska, në seancën e kaluar tha se dallimi në lartësinë e dënimeve është për shkak të asaj se  Stojan Pavllevski është i pari i cili hyri në Kuvend dhe ka dhunuar deputetët.
Pavllevski pas shqiptimit të dënimit tha se nuk priste dënim aq të lartë dhe paralajmëroi se do të ankohet në Gjykatan e lartë.Të akuzuarit Cejo Georgiveski dhe Stojan Pavllevski e pranuan fajin për veprën në të cilën akuzohen. Të dy në fjalët përfundimtare thanë se pendohen për veprën e kryer dhe se nuk kishin për qëllim të lëndonin askënd.Fillimisht në këtë rast ishin të akuzuar dhjetë persona, por Prokuroria para se të thoshte fjalët përfundimtare e tërhoqi aktakuzën kundër Sasho Senkov, për të cilin prokurori theksoi se nuk ka dëshmi të mjaftueshme se e ka kryer veprën për të cilën akuzohet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img