21,02,2024

Sot fillon faza e katërt e desinsektimit hapësinor në komunën e Prishtinës

Must Read

Sot fillon faza e katërt e desinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës. Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00.

Komuna e Prishtinës ka porositur qytetarët të cilët banojnë në lagjet si më poshtë, që gjatë kohës së dezinsektimit, duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë.

E premte, 22 korrik:
Aktash, Lagjen e Muhaxherrëve, Parkun e Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton;

E shtunë, 23 korrik: Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, Vreshtat dhe Kolovica;

E diel, 24 Korrik: Lakrishte, Dardani , Ulpianë, Vetërnik , Zonën Industriale , Lagja Nici dhe Kazerma Adem Jashari;

E hënë, 25 korrik: Bregu i Diellit, Lagjia e Spitalit dhe Kalabria;

E martë, 26 korrik: Taslixhe, Velani , Mat , Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi;

E mërkurë, 27 korrik: Hajvali, Mramor, Barilevë, Bërnicë,Besi, Bardhosh.

Komuna e Prishtinës gjithashtu ka apeluar te shoqatat e bletarëve dhe bletarët e Komunës së Prishtinës për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Diskutohet orari i barnatoreve për qytetin e Ferizajt

Sot është mbajtur konsultimi publik për plotësim-ndryshimin e Rregullores për caktimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img