10,09,2025

Sot dalin pagat në sektorin publik, nga nesër shteti s’mund të bëjë asnjë pagesë

Must Read
Pagat e sektorit publik do të dalin sot për shkak se nga nesër nuk mund të bëhet asnjë shpenzim, pa u votuar buxheti i vitit 2019.

Kuvendi i Kosovës akoma nuk e ka votuar projektligjin e ndarjeve buxhetore për vitin 2019. Seanca kur pritet miratimi i buxhetit për këtë vit, është caktuar për të shtunën, më 2 shkurt.

Ndërsa prej 1 shkurtit, zyrtarisht shteti është në bllokadë financiare dhe nuk mund të bëjë asnjë pagesë, përveç të borxhit publik.

Zëdhënësi i ministrisë së Financave, Muharrem Shahini, ka konfirmuar për Gazetën Express se pagat e sektorit publik, që parashihen të dalin me 1 shkurt, do të dalin sot.

Pagat do të dalin një ditë më herët, pasi nesër zyrtarisht bllokohet çdo pagesë e mundshme, deri në votimin e buxhetit.

Ligji për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive parasheh që vendi mund të  shpenzojë vetëm një muaj të vitit fiskal, pa buxhet të miratuar.

Ndërkaq, dje në seancën e parë të sesionit pranveror nuk u arrit të votohet mocioni procedural i kërkuar nga Komisioni për Buxhet, me të cilin është kërkuar zgjatja e afatit të shpenzimit të buxhetit derisa të miratohet projektligji i buxhetit për 2019. /Express/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img