16,06,2025

Sot asnjë kamion me mallra serbe s’ka hyrë në Kosovë

Must Read

Dogana e Kosovës është duke vazhduar ta zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% të produkteve të cilat vijnë nga Serbia dhe Bosnja Hercogovina.

Zëdhënësi  i Doganës së Kosovës , Adriaktik Stavileci ka thënë për Insajderin se deri në këtë orë ende nuk ka hyrë asnjë kamion nga Serbia.

 

 

“ Sot nuk ka pasur hyrje të mallrave, zero hyrje të kamionëve të Serbisë në Kosovë”, ka thënë Stavileci.

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka marrë vendim që të rrisë në 100 për qind taksën doganore për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja.

Rritja e taksës, pason vendimin paraprak të Qeverisë për vendosjen e një takse prej 10 % për prodhimet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img