22,06,2024

Sonte “El Clasico”, Barça-Real

Must Read

1-barca-real_9749

Sonte në “Camp Nou” luhet përballja më e madh evropiane, e njohur si “El Clasico”, mes dy rivalëve më të urryer në botën e futbollit, Barcelonës dhe Real Madridit.

Për 90-të minuta bota ndalët. Miliona njerëz do t’i kenë sytë kah “kamp Nou”. Një sfidë që ofron gjithnjë emocione, tension dhe pa dyshim, gola.

Barcelona hynë në këtë ndeshje më 10 pikë më shumë së Reali, megjithatë, ballafaqimi mes këtyre dy skuadrave të mëdha spanjolle, pritet të prodhojë lojë jashtëzakonisht të fortë ashtu siç ka ndodhur çdo herë në përballjet mes këtyre dy gjigantëve.

Luis Enrique nuk ka shqetësime përsa i përket titullarëve dhe të vetmet mungesa janë ato të Mathiue dhe Adrianos që gjithsesi nuk konsiderohen lojtarë formacioni.

Mesfusha e “Blaugranave” do të përbëhet nga Rakitiç, Iniesta e Busquet, kurse treshja e mrekullive Suarez, Neymar, Leo Messi, do të plotësoj pjesën ofensive.

Në anën tjetër rivalët e përjetshëm madrilen kanë koleksionuar pesë fitore radhazi dhe trajneri Zidane e ka të plotë grupin e lojtarëve për këtë super derbi, ku janë rikthyer edhe të pezulluarit Pepe e Sergio Ramos.

Tekniku francez pritet që nën skemën 4-3-3 në mesfushë të vendos Toni Kross, Casemiron dhe Modric, kurse sulmi do të formohet nga Cristiano Ronaldo, Gareth Bale e Benzema.

Ballafaqimi mes Barcelonës dhe Real Madridi nis në orën 20:30. /KosovaPress/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Miratohet Korniza Afatmesme Buxhetore për vitin 2025-2027

Këtë të enjte është mbajtur mbledhja e Kuvendit të Komunës e kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Xhavit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img