09,02,2026

Sondazhi online: Agim Aliu prin bindshëm për kryetar të ardhshëm të Ferizajt

Must Read

Një sondazh i zhvilluar në rrjetet sociale nga portali FerizajPress ka ngjallur shumë reagime dhe komente nga qytetarët. Nga analiza e 481 komenteve të vlefshme, rezulton se aktuali kryetar i Ferizajt, Agim Aliu, prin bindshëm me 348 vota, ose 72.3% të mbështetjes.

Në vendin e dytë renditet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, me 86 vota apo 17.9%, ndërsa në vendin e tretë është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, me 32 vota (6.6%). Kandidatja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Xhemile Murati-Shabani, ka marrë 15 vota, që përbën 3.1% të mbështetjes.

Sondazhi nuk paraqet rezultat përfundimtar të zgjedhjeve, por jep një pasqyrë të gjendjes aktuale të opinionit publik në platformën online. Megjithatë, ai tregon qartë dominimin e kandidatit të PDK-së, Agim Aliu, në këtë garë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Identifikohet dhe arrestohet personi që shkaktoi aksident trafiku dhe u largua nga vendi i ngjarjes në Shtime

Me datën 04.02.2026, rreth orës 18:25, në rrugën magjistrale Shtime–Lipjan, saktësisht në fshatin Davidovc, ka ndodhur një aksident trafiku...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img