28,04,2024

Sondazhi nxjerr të parin Agim Aliun në garën për Ferizajn

Must Read

Ditëve të fundit, televizioni lokal RTV TEMA, ka publikuar një pjesë nga i gjithë sondazhi për garën zgjedhore në Ferizaj, ku kandidati me mbështetjen më të madhe për Kryetar të Komunës së Ferizajt, sipas këtij sondazhi del, kandidati i PDK-së, z. Agim Aliu.

Shprehur në përqindje janë këto të dhëna:

Agim Aliu (PDK) 34.22%
Faton Topalli (LVV) 32.00 %
Muharrem Svarqa (LDK) 26.67%
Xhavit Zariqi (AAK) 3.33%
Amir Rexhepi (AKR) 2.44%
Të tjerët 1.34%
Hulumtimi ka përfshirë 450 mostra në qytet dhe në shumicën e fshatrave të Ferizajt, dhe është realizuar në periudhën nga 1 deri më 14 Tetor 2017, ndërkaq ka përfshirë 51.11% të mostrave në qytet dhe 48.89% në fshatra.

Sipas disponimit momental të votuesve, del se gjasën që garën për të parin e qytetit ta vazhdojnë në rrethin e dytë (balotazh) e kanë kandidatët Agim Aliu (PDK) dhe Faton Topalli (LVV), duke marrë parasysh disponimin e të intervistuarve deri më 14 Tetor 2017, kur edhe përfundoi procesi i mbledhjes së të dhënave nga terreni.

Besueshmëria e deklaruar e hulumtimit është 95%, ndërkaq margjina e gabimit E = 4.61%.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj fiton Kupën e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave

Ferizaj është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, pasi mposhti në finale Istogun me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img