22,06,2024

Sokoli shpjegon humbjen nga Prishtina

Must Read

soko-750x375

Gjilani u mposht për herë të dytë radhazi nga Prishtina brenda një jave.

Bylbyl Sokoli nuk arriti ta mposhtë Fadil Berishën dhe kështu gjasat për titull tani më janë më të vogla.

Pas ndeshjes trajneri me prejardhje nga Rahoveci foli edhe për 90 minutat në fushë.

“Nuk besoj se sot ka ndikuar ndonjë histori në përballje. Loja ishte me shumë rivalitet, një ndeshje ku patëm shumë gabime në pasim dhe patëm shumë gabime në përfundim të aksionit”.

“Prishtina shfrytëzoi një rast dhe na dënoi. Ne nuk i shfrytëzuam dy-tre raste, gjysmë raste që i patëm dhe ky ishte rezultati i një takimi me shumë rivalitet në fushë. Kemi thënë edhe më herët se do të luftojmë të nxjerrim maksimumin e të bëjmë lojëra të mira me çka duhet vije rezultati”.
“Kundërshtari ynë sot ishte shumë i motivuar e ne duhet kërkuar përmirësim të lojës në pasime e përfundime. Sot ishte gjithçka korrekte, kryesia jonë kishte marrë masa që dueli të jetë sportiv e korrekte dhe ka mundësuar të ketë takim tipik sportiv, për dallim prej takimit të mëhershëm”, u shpreh Sokoli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Miratohet Korniza Afatmesme Buxhetore për vitin 2025-2027

Këtë të enjte është mbajtur mbledhja e Kuvendit të Komunës e kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Xhavit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img