11,09,2025

‘Sofalia’ bëhet me çerdhe të re (Foto)

Must Read

Në këtë çerdhe deri më sot janë regjistruar 30 fëmijë, kurse ka vend edhe për regjistrimin e 40 fëmijëve tjerë, transmeton lajmi.net

Prezent në këtë ngjarje ishte vet kryetari i komunës, Shpend Ahmeti i cili kritikoi pushtetet e kaluara për mosinvestim në këtë aspekt.

“Në vitin 2014, Prishtinën e kemi gjetur me vetëm 7 çerdhe publike. Është bërë vlerësimi i nevojave në të gjitha lagjet dhe fshatrat e Komunës së Prishtinës, dhe kemi përgatitur planin aksional për hapjen e çerdheve të reja me çmim të përballueshëm. Për 3 vite qeverisje, janë hapur 5 çerdhe të reja. Tani po punohet për hapjen e çerdheve të reja në Kodrën e Trimave dhe në Tophane, me ç’rast numri i çerdheve publike në Prishtinë do të jetë dyfish më i madh sesa në fillim të mandatit”, u shpreh kryetari Ahmeti.

Ndërtimi i çerdheve, ishte një nga premtimet kryesore të Shpend Ahmetit gjatë fushatës për zgjedhjet lokale para 4 vitesh./Lajmi.net/

sofalia1 sofalia2 sofalia3

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img