Microsoft ka përditësuar aplikacionin Skype për iOS me disa specifika të reja në iOS 10. Ju mund ta shkarkoni aplikacionin tani direkt nga App Store i Apple.
Skype tani mbështet SiriKit, çfarë do të thotë se ju mund të realizoni thirrje në Skype ashtu si realizoni një thirrje normale telefonike. Mund të thoni “Call [emrin e kontaktit]” dhe për sa kohë që informacioni i kontaktit të cilin po e kërkoni është i ruajtur në Skype, Siri dhe Skype do të kujdesen vetë për pjesën tjetër.
Ashtu si në një thirrje normale, Siri do t’ju pyesë mbi konfirmimin nëse kontakti i zgjedhur është i saktë.
Skype ka edhe avantazhin e CallKit në iOS 10, ku si rezultat çdo thirrje hyrëse e Skype do të shfaqet ashtu si edhe telefonatat e rregullta në celularin tuaj edhe kur ai është i kyçur.
Microsoft thotë se SiriKit dhe CallKit do të vinë funksionalisht në aplikacionin Skype for Business ne iOS në Tetor.