29,11,2024

Skandaloze, policët zhveshin me dhunë qytetarin (Video)

Must Read

foto (1)

Një episod skandaloz dhune ndodhi mesnatën e sotme në Bulevardin kryesor të Tiranës. Siç shihet në videon e siguruar nga “lapsi.al”, tre efektivë policie, pasi e kanë zhveshur lakuriq, shoqërojnë në furgon një qytetar i cili shfaqet në filmim vetëm me mbathje.

Dëshmitarë në vendngjarje i thanë “Lapsi”-t se skena, në dukje si operacion arrestimi i ndonjë super të kërkuari, ndodhi thjesht dhe vetëm për shkak të rezistencës që qytetari shfaqi kundrejt uniformave blu.

“Përplasja nisi kur qytetari nuk po u bindej policëve dhe ata filluan ta shanin.

Ai kërkonte shpjegime, kurse policët me pretekst se po e kontrollonin, e zhveshën lakuriq”,- tha një dëshmitar për “Lapsi”-n.

Ngjarja shokuese ndodhi përballë Hotel Rogner në një orë dhe vend, jo pak të frekuentuar nga njerzit. Në çdo vend të botës, cilado qoftë arsyeja e kontrollit, zhveshja lakuriq do të bëhej pas shoqërimit të të dyshuarit në ambientet e rajonit dhe jo në mes të Bulevardit./LAPSI.AL/

https://dailymotion.com/video/x4654bx

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img