21,02,2024

Skandaloze: Deputetët malazezë me parullë në Parlament, “Kosova është zemra e Serbisë”

Must Read

Gjatë një fjalimi të kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, me rastin e vizitës së tij në Malin e Zi, deputetët e opozitës malazeze nga partitë serbe kanë shpalosur në Parlament një pankartë me mbishkrimin, “Populli i Malit të Zi nuk të ka njohur, Kosova është zemra e Serbisë”.

Me këtë rast, Meta ka deklaruar se Shqipëria e vlerëson maksimalisht vendimin e Malit të Zi për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ndër të tjera ai tha se “Qeveria në Tiranë do të vazhdojë të kultivojë marrëdhënie të mira me Beogradin zyrtar, siç ka kultivuar me autoritetet në Podgoricë”, transmeton Telegrafi.

“Populli i Malit të Zi nuk do ta njohë Kosovën asnjëherë, dhe ne shpresojmë se në rrethana gjeopolitike të mund të kthejmë flamurin tonë në Kosovë”, deklaroi një nga deputetët.

Fjalimin e Ilir Metës e kanë bojkotuar deputetët serbë të opozitës malazeze, të cilët e kanë lëshuar sallën.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Arrestohet Visar Avdyli, personi i kërkuar nga Norvegjia për një vrasje

Policia e Kosovës ka arrestuar në Ferizaj shtetasin kosovar me inicialet V.A, që ishte i kërkuar me udhërarrest ndërkombëtar. Sipas...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img