04,03,2025

Skandali përgjimeve, zbardhet vendimi i gjyqtarit Aliaj që pezulloi Çakon

Must Read

Sipas vendimit, Çako ka pranuar vetë se pajisja i njeh numrat IMEI, dhe sipas Gjykatës, ky evidentim është pjesë e mirëfillitë e procesit të përgjimit.

Sipas vendimit, “Në datën 17 maj 2016, ky shtetas ka dhënë deklarime rreth dijenisë së tij për këtë ngjarje nga ku vërehet se ka shtuar faktin se kjo pajisje është në gjendje të identifikojë numrin IMEI të çdo aparati telefonik.

Gjithashtu, ai deklaron se Policia e Shtetit Shqiptar dhe partnerët e saj nuk ofrojnë trajnime në kundërshtim me legjislacionin shqiptar”.

Më tej gjykata arsyeton se “Në këtë deklarim, megjithëse kishin kaluar tetë ditë nga shkresa e tij e parë për sqarimin e situatës, ai shprehet se nuk ka asnjë dijeni për regjimin doganor të hyrjes së pajisjes, shkruan panorama. Është e qartë që nuk e ka kryer detyrën e tij, pasi në hapësirën kohore duhej të kishte krijuar panoramën e plotë të ngjarjes.

Këto pretendime dhe dyshime bazohen në faktet e mëposhtme: 1. Përcaktimin se aparatura është në gjendje të evidentojë dhe numrat IMEI të aparateve telefonike duhej ta përcaktonte që në shkresën e datës 09.05.2016, pasi administrimi i numrave IMEI është një pjesë e mirëfilltë e procesit të përgjimit”.

The post Skandali përgjimeve, zbardhet vendimi i gjyqtarit Aliaj që pezulloi Çakon appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për grabitje të armatosur në Ferizaj

Ferizaj, 04.03.2025 Me datën 03.03.2025, rreth orës 18:25, policia ka pranuar një informatë për një grabitje të armatosur në një...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img