Sipas gazetës izraelite “Haaretz”, e cila është një prej mediave kryesore të angazhuara në ekspozimin e rrënjëve të skandalit të “Letrave të Panamasë” e në morinë e dokumenteve të firmës ligjore panameze, ka zbuluar, siç thotë, edhe emrin e një avokati, Assaf Halkin, i cili ka regjistruar plot katër kompani përmes “Mossack Fonseca”-s.
Një prej bizneseve të Halkinit, që evidentohet në artikullin e saj është “GFI Technologies”, i regjistruar majin e 2013-s në ishullin e Anguillas me qëllimin të investojë në kompanitë “high-tech” në Shqipëri.
“GFI Technologies”, që merrej me markimin e karburanteve mori koncesion nga qeveria Berisha para se të dorëzonte pushtetin.
“Haaretz” shkruan se pronarët e kompanisë janë një shtetas shqiptar i quajtur Ismail Mulleti, ish-aksioner i një hoteli të rëndësishëm në Tiranë dhe firma kanadeze “Global Fluids International S.A.”.
Mulleti, ka qenë një biznesmen dhe ndërtues që në vitet ‘90’. Sipas gazetës gjermane “Suddeutsche Zeitung” që ka nisur këtë investigim, në rrjetën e këtyre dokumenteve sekrete të zbuluara kanë rënë deri tani presidenti rus Vladimir Putin, kryeministri islandez Sigmundur David Gunnlaugsson, babai i kryeministrit britanik David Cameron, mbreti i Saudit, mbreti i Marokut, Hasani i dytë, Presidenti i Argjentinës, presidenti i Azerbaixhanit Alijev, presidenti Ukrainas Poroshenko, ish shefi i UEFA-s, Michel Platini apo futbollisti Lionel Messi.
Qindra janë emrat e njerëzve të shquar nga vendet kryesore të botës. Me shumë gjasa lista do të vijë duke u zgjatur shumë shpejt.
The post Skandali ‘Panama Paper’ prek edhe Shqipërinë appeared first on Lajminet.