27,07,2024

Skandali me raportuesit e rrejshëm të BE-së për Maqedoninë

Must Read

I gjithë mashtrimi duket se ka filluar me ish-ambasadorin e BE-së në Shkup, Ervan Fuere dhe pasuesit e tij, të cilët lansonin gënjeshtra dhe pasqyrë tjetër për këtë vend të korruptuar në qendrat vendimmarrëse të Brukselit.

Agjencia e lajmeve INA mëson dhe zyrtarët evropian do të kërkojnë përgjegjësi edhe nga pensionisti Ervan Fuere, i cili tashmë i ka rënë pishman dhe fletë me një retorikë të ashpër dhe kritikuese ndaj regjimit kriminal në Shkup.

Nikolla Gruevski me bashkëpunëtor e tij, madje edhe shqiptarë të veshur me petkun e pushtetit, për vite me radhë kishin kontribuar në këtë drejtim duke raportuar përralla të panumërta pranë zyrave të institucioneve të BE-së.

Këtë mashtrim i pari e detektoi, ish lehtësuesi, në dialogun e partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, Piter Vanhojte, i cili Maqedoninë e krahasoi me shtetin Nazist.

Eksperti belg, qysh në takimet e para të liderëve, kur ai erdhi me biçikletën e tij modeste, ishte habitur me badigardët e shumtë, veturat luksoze, gardërobën nga brendet më të shtrenjta të politikanëve të shtetit, ndër më të varfrit në Europë.

I shkreti kishte një pasqyrë tjetër për Maqedoninë. Ai e njihte vetëm realitetin e parë në raportet e rrejshme të progresit për këtë shtet të mafies.

Për pak kohë, ai mësoi për vjedhjen dhe kriminalitetin e rëndë për mes statujave dhe monumenteve kontroverse, për gjyqësinë e zgjedhur nga politika, administratën militante, mediat që redaktoheshin nga politika, dhe shumë vjedhje e manipulime tjera.

Tani, parashtrohet pyetja se cfarë do të ndodhë me raportet e shumta pranverore e dimërore për Republikën e Maqedonisë? Si do të do procedohet tutje?

Raporte në të cilat lihej përshtypja se Maqedonia si shtet demokratik ka përparuar në plotësimin e kritereve të Kopenhagës dhe se vetëm se çështja e emrit shfaqet si bllokadë në integrimin e saj në strukturat euro-atlantike.

Madje 5 apo 6 herë ky shtet mori rekomandime që t’i fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Profesori i së drejtës evropiane, Muhamer Pajaziti thotë se, BE-ja në këto momente të vështira duhet të punojë në kthimin dhe ruajtjen e vlerave të fuqishme evropiane.

Sipas tij, Shtetet Anëtare duhet të hartojnë strategji të mirëfillta për këto shtete  duke u bazuar në parimet e kësaj organizate, e jo në vendime politike me shumë pasoja.

Ai thekson se është ndjerë i habitur me raportet, të cilat flisnin për një realitet tjetër në Maqedoni.

“Në fakt, ne që jetonim në Maqedoni dhe e përjetonim çdo ditë realitetin e vërtetë në terren çuditeshim me këto raporte të çuditshme. Habiteshim se si është e mundur që ky regjim i egër dhe totalitar të bëhet pjesë e familjes evropiane.

Sot e kësaj dite me miq e dashamirë pyetemi: vallë kush i shkruan këto raporte që asnjë germë nuk ia kushtojnë proceseve të montuara gjyqësore ndaj shqiptarëve, gjyqësisë plotësisht të kriminalizuar dhe të varur nga pushteti, administratës së pushtuar nga militantët e partive politike, padrejtësive në shpërndarjen e buxhetit në zonat shqiptare të zhytura në skamje e mjerim, mbylljen e medieve shqiptare dhe atyre opozitare maqedonase, vrasjen e gazetarëve, infiltrimit të pushtetit në të gjitha sferat, artë, kulturë, sport, shëndetësi, etj”, shpehet Pajaziti.

Ai shton se, afera e përgjimeve dëshmoi se në Maqedoni nuk ka gjyqësi, nuk ka polici, gjyqësi dhe nuk ka sistem.

“Trikos me firmën “Maqedonia” i kanë ikur ca fije dhe i janë hapur vrima. Nëse nuk bëhet asgjë për të qepur vrimat, trikoja FYROM do të shndërrohet në një lëmsh prej leshi. Rezultati përfundimtar – do të mbetemi pa triko.

Maqedonia i ka hequr këmbët nga pedalet dhe është e sigurt se biçikleta e nisur për në Bruksel do të bjerë, do të përplaset diku afër qeverisë tek luanët qesharakë, apo para këmbëve të Dellçevit apo Sandanskit, nuk është e sigurt se do ta kalojë urën e Vardarit”, thekson Pajaziti. /INA

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img