24,11,2024

Skandal në Tiranë, viçi i ngordhur futet në thertore

Must Read

Ndërkohë që ligji nr 87/2012 “Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre” në nenin nr 7 përcaktohet qartë që “Therja e kafshës nuk kryhet deri sa kjo të lejohet nga veterineri zyrtar”.

Thertorja në të cilën u fut viçi, merret me therjen e bagëtive. Ajo është e licencuar dhe në të punojnë edhe minorenë. Këtë e pohon vetë pronari i thertores. Ai gjithashtu pranon se veterineri, i cili duhet të jetë prezent para therjes së bagëtive, vjen me vonesë në thertore.

Të vetmin kontroll që bën është kontrolli i të brendshmeve të bagëtive. Gjithashtu vulos edhe mishin e therur.

Kjo është një thertore që kryen shumë therje, madje në ditë festash arrijnë që të theren deri në 500 krerë bagëti të imta në ditë. Pronari tregon se ajo është ndërtuar mbi kolektorin e ujërave të zeza. Në kanalin e ujërave të zeza punëtorët e thertores hedhin të gjitha mbeturinat e kafshëve të therura, të cilat më pas përfundojnë në Lumin e Tiranës.

Askush nuk u kërkon llogari për ndotjen që shkaktojnë.

Më kamera Fiks Fare ka ndjekur punën në disa dyqane mishi, ku në kundërshtim me ligjin theren bagëtitë para dyqaneve ose brenda tyre. Tregtarët e këtyre dyqaneve kanë treguar se ”ata tregtojnë mishin në mënyrë të pakontrolluar nga ana e veterinerit.

Sipas tregtarëve të mishit, bagëtitë janë të pastra dhe nuk kanë nevojë për kontrollin mjekësorë.

Një tjetër pamje gjen në rrugën ” Josif Pashko” në Tiranë. Tregtarët në mes të rrugës therin bagëtitë të cilat më pas i tregtojnë, po në mes të rrugës.

Mish që theret në rrugë dhe shitet i pakontrolluar gjen dhe në rrugë të tjera të kryeqytetit dhe të Institutit në Kamëz. Askush nuk i ndalon. Therja bëhet në orët e para të mëngjesit, për t’i shpëtuar kontrollit të inspektorëve të AKU-së.

Ndërkohë që neni 4 I ligjit nr 87/2012 “Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre” , pika 2 përcakton qartë se është e ndaluar rreptësisht therja e kafshëve në sheshe, rrugë kombëtare apo lokale, si dhe në çdo ambient të hapur për publikun. Ky ligj sqaron qartë se mjediset në të cilat ushtrohet aktiviteti I therjes së kafshëve, dueht të garantojnë përmbushjen e kërkesave për respektimin e kushteve higjenike, mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të njeriut, si dhe mbrojtjen e mjedisit. Ligji parashikon edhe gjoba të rënda për kundravajtësit, por siç duket mbetet shumë për t’u bërë në drejtim të sigurisë ushqimore.

The post Skandal në Tiranë, viçi i ngordhur futet në thertore appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img