02,05,2024

S’ka hulumtim rreth dyshimeve për monopol

Must Read

Janë bërë tre muaj kur bordi i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK) ka filluar së funksionari. Por, as pas tre muajsh ky bord nuk ka kryer ndonjë hulumtim rreth dyshimeve për monopol që janë ngritur viteve të fundit.

Valon Prestreshi, kryetar i bordi të AKK-së, ka thënë për gazetën “Zëri” se nuk kanë kryer ende ndonjë hulumtim lidhur me dyshimet për monopole në vend, por që ka bërë të ditur se kanë bërë iniciativën (monitorimin) e procedurave të 2 rasteve të çmimit të mjedrës, si dhe shqetësimi i çmimeve të kafeneve në Ferizaj me dyshime të marrëveshjeve të ndaluara dhe praktikave të bashkërenduara, të cilat ndalohen me nenin 4 të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Por, që sipas tij, gjatë shqyrtimit paraprak të situatës në tregun relevant, kanë konstatuar se nuk ka argumente për “Fillimin e Procedurës Hetimore” në kuptim të dispozitave të ligjit. Ai thotë se gjatë javës pritet të takohet bordi ku edhe pritet të shqyrtojë disa lëndë, të cilat nuk i ka bërë publike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img