02,07,2025

S’ka afat shtesë për faljen e borxheve publike

Must Read

Të gjithë qytetarët dhe kompanitë publike, të cilët nuk kanë aplikuar për faljen e borxheve, kanë vetëm edhe dy muaj afat ta bëjnë këtë.

Për të gjithë ata që do të kenë borxhe edhe pas shtatorit, do të penalizohen në mënyra të ndryshme, thotë Agim Dibrani, Kryetari i Komisionit për Faljen e Borxheve Publike.

Ai ka bërë me dije se nuk do të ketë afat shtesë për faljen e këtyre borxheve.

Musa Limani, njohës i çështjes ekonomike, thotë se ky hapë për faljen e borxheve ka efekte negative.

Sipas Limanit, kushtëzimi për pagesën e borxheve pas vitit 2008 nuk është aspak e drejt, dhe se shteti nuk duhet të bëjë kushtëzime të tilla.

Gjithashtu, falja e borxheve të publikut do të duhej të ndodhte vetëm për problemet sociale.

Sa i përket borxheve publike, deri më tani janë shlyer 140 milionë euro, dhe janë inkasuar 24 milionë euro nga kontratat e nënshkruara.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Pas hyrjes në funksion – si do të vazhdojë trafiku urban në Ferizaj? Detaje nga Drejtori i Shërbimeve Publike

Ferizaj, 1 korrik 2025 – Në një intervistë për FerizajPress, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, z. Alberton Sahiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img