19,11,2024

Sipas psikologëve xhelozia e fëmijës së madh ndaj të voglit është e pashmangshmem ja 8 hapa si ta reduktoni

Must Read

Ardhja në jetë e bebes mund të shkaktojë xhelozi tek fëmija më i madh prandaj ju si prindër duhet të merrni masat për ta evituar, ose më saktë për ta reduktuar nëse nuk keni mundësi ta bëni të parën.
Si të reduktojmë xhelozinë e fëmijës të madh?
• Bëjeni fëmijën pjesë gjatëmomentitsë nxjerrjes së mamit dhe bebit nga spitali. Babi duhet ta marrë me vete atë në këtë ditë të shënuar.
• Nëse nuk ka qenë e mundur të merret fëmija i madh në maternitet, atëherë është mirë që mami të hyjë e para në shtëpi, ndërkohë që bebin mund ta ketë lënë me babin jashtë për pak minuta. Kështu mami do të ketë mundësinë të përshëndesë fëmijën më vete.
• Lejoheni t’ju ndihmojë në veprimet që kryeni gjatë përkujdesjes për bebin, për shembull t’ju sjellë veshjet e bebit.
• Filloni ta thërrisni bebin me emër dhe jo thjesht “bebi” që ditën e parë. Kjo do t’i japë fëmijës së madh ndjesinë që bebi është një person real dhe jo thjesht një “send”.
• Kufizoni vizitorët gjatë ditëve të para pas kthimit, për shkak të shëndetit e higjienës suaj por edhe për shkak të fëmijës më të madh. Vizitorët kanë tendencën të fokusohen vetëm tek bebi i sapolindur duke e harruar fëmijën tjetër. Sigurisht, nuk ka pse të përjashtoni njerëzit më të afërt. Vizitorët mund t’i lajmëroni të vijnë gjatë kohës që fëmija është në kopsht/shkollë apo në gjumë. Kufizimi i vizitorëve gjatë javës së parë do të thotë më shumë kohë për ju për të rimarrë veten dhe më shumë mundësi për fëmijën për të krijuar lidhje në familjen tashmë të zgjeruar.
• Merruni me fëmijën e madh sidomos gjatë ditëve të para kur bebi ende fle, pra në më të shumtën e ditës. Ngjisni vizatimet e tij në mur, tregojini se jeni krenare për të gjitha ndryshimet që ai/ajo ka bërë si vëlla i madh/motër e madhe. Mënjanoni gabimet e gjyshërve kur afrohen tek krevati me fjalët “Sa gisht të vogël! Oh, ç’mrekulli!”, etj por dhe mos e teproni duke shmangur krejtësisht puthjet, përqafimet dhe përkëdheljet ndaj bebit në sy të fëmijës së madh. Nëse e bëni këtë, fëmija do të jetë konfuz: “Kujtoja se do ta donin shumë bebin. Mos ndoshta edhe me mua kanë hequr dorë kaq shpejt nga dashuria?”.
• Merreni fëmijën pranë kur i flisni bebit: “Shikoja gishtin e vogël. A e beson se edhe ti dikur e ke pasur po kaq të vogël? A nuk është i bukur? Mua më duket se të ngjan shumë. Shikoje, ai po të buzëqesh. Mendoj se të ka shumë xhan”. Fëmija do të ndihet shumë më mirë nëse ju do ta shprehni tërheqjen tuaj ndaj bebit natyrshëm, ashtu sikurse edhe ndaj tij.
• E lejoni fëmijën të hapë dhuratat e bebit dhe të luajë me ato që janë për një moshë më të madhe. pernenat.al

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img