01,05,2024

Si u ndihmua arratisja e Arben Frrokut

Must Read

Enkelejd Alibeja hodhi dyshime se në kartelën e Frrokut ishte ndërhyrë për t’i ndryshuar shenjat e gishtave, me qëllim për ta ndihmuar. Në një deklaratë për mediat, Alibeaj ngre disa pyetje që sipas tij shpjegojnë vonesat e procedurave të ekstradimit të Frrokut nga Hollanda.

DEKLARATA E PLOTË E ALIBEAJT

Të dhëna të reja tronditëse po dalin në lidhje me lehtësitë që Edi Rama i ka ofruar deri në fund aleatit politik, Arben Frroku, të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit Lamaj.

Sot, ngrihen disa pyetje legjitime që kanë nevojë për përgjigje;

A janë manipuluar nga autoritetet shqiptare shenjat e gishtave të Arben Frrokut në kartelën që shoqërojnë kërkesën për shpalljen në kërkim ndërkombëtar?

A është dëmtimi ose manipulimi i shenjave të gishtave një nga arsyet se përse u vonua procedura e ekstradimit nga Holanda, të Arben Frrokut?

A është urdhëruar policia të dërgojë në Holandë kartelë të re për Frrokun me shenjat reale të gishtave, pas denoncimit të z.Berisha?

Kur kartela me shenjat e gishtave që krerët e policisë dërgojnë në qendren e Interpolit është e pavlefshme, atëherë policia e një vendi tjetër nuk mund të nisë procedurat e ekstradimit pasi konfirmimi i identitetit bëhet i pamundur.

Edhe 1 javë kohë i duhej aleatit të Edi Ramës, ti shpëtonte policisë holandeze e të fitonte sërish lirinë.

Këto nuk janë thjesht dyshime për një rast të lidhjes së krimit me pushtetin, por janë pikëpyetje që vënë në dyshim Edi Ramën dhe qeverinë e tij.

Çfarë drejtësie mund të presim nga një kryeministër që i shërben deri në fund krimit dhe krijon lehtësi për vrasësin e dënuar përjetë të një oficeri të lartë policie, që nga arratisja e tij e deri në rastin kur ndalohet nga një shtet europian.

Është e qartë për çdo shqiptar se një kryeministër që mbron krimin është garancia më e mire se vendi nuk mund te njohë e të ketë drejtësi.

Prokuroria duhet të reagojë menjëherë e të hetojë me imtësi këtë rast. Nëse vërtetohet manipulimi i gjurmëve të gishtave, Prokuroria duhet të nxjerrë para ligjit autorët dhe urdhëruesit.

The post Si u ndihmua arratisja e Arben Frrokut appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img