25,11,2024

Si të siguroheni që të dhënat tuaja janë fshirë, para se të shisni telefonin tuaj Android

Must Read

Nëse mendoni se duke i bërë telefonit tuaj “factory reset” dhe duke rënë dakord për të fshirë gjithçka në telefonin tuaj Android, atëherë të dhënat tuaja do të jenë fshirë njëherë e përgjithmonë, ju mund të jeni duke bërë një gabim.

Hulumtuesi kanë zbuluar se të dhënat mund të gjenden edhe pasi ju keni bërë në telefonin tuaj “factory reset”. Kjo për shkak se kur ju fshini diçka, dosja në vetvete nuk fshihet. Në fakt, sistemi vetëm i hedh të gjitha informacionet në një dosje dhe e hedh atë në çdo hapësirë të lirë që ju keni. Të dhënat e rikuperueshme mund të jenë një problem i vërtetë në lidhje me privatësinë tuaj, nëse keni ndërmend ndonjëherë të shisni ose të dhuroni telefonin tuaj Android.

Megjithatë, ka mënyra me anë të së cilave ju mund të fshini nga telefoni jua gjithçka që ju keni në të.

Kodimi i pajisjes tuaj Android është mënyra më e fortë për të parandaluar që të dhënat tuaja personale të rigjenden nga persona të tjerë. Duke koduar pajisjen tuaj, ju në thelbi keni mbyllur të gjitha të dhënat me një çelës të veçantë. Pas kodimit, të dhënat nuk mund të gjenden pa një kodkalim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img