19,11,2024

Si të luftoni mykun me bimët mjekësore

Must Read

Voltiza Duro – Myku është një lloj infeksioni që shkaktohet nga disa kërpudha dermatofite, ku dallohen trichopyton 21 lloje që infektojnë më shumë flokët, thonjtë dhe lëkurën. Ndërsa microspotum ku paraqiten rreth 17 lloje më shumë infektojnë lëkurën dhe thonjtë. Në përgjithësi myku mund të përfitohet nga kërpudhat dermatofite që transmetohen nga njeriu tek njeriu, pra një person i infektuar me myk mund të infektojë edhe persona të tjerë. Kërpudhat dermatofite zoofile ku transmetohet sporja e kërpudhës nga kafsha te njeriu. Më i përhapur është myku i bardhë dhe ato lloje myqesh që mund të shfaqen në organizëm nga përdorimi i gjatë i antibiotikëve.

Shkaktarët
Një ndër shkaktarët kryesorë në krijimin e mykut është përdorimi i gjatë i kurave me antibiotikë. Por edhe një kafshë e infektuar nga myku në lëkurë mund të transmetojë sporet e kërpudhave te një njeri, dhe ky i fundit mund të infektojë persona të tjerë. Në përgjithësi kur sporet kërpudhore bien në trupin e njeriut apo në brendësi të tij, ato kanë aftësinë që të ulin ph e lëkurës, pra nga një peash bazik e zbresin atë, e krijohet një mjedis acid, i favorshëm për zhvillimin e kërpudhave.

Të predispozuarit
Nga kjo sëmundje preken njerëz të profesioneve të ndryshme, por më të predispozuar janë ata, të cilët kanë rezistencë të ulët të organizmit. Krijohet një lagështirë mes gishtave të këmbës, te thembrat, te pjesa pas kupës së gjurit, e te femrat shfaqet edhe poshtë gjoksit. Por mund të shfaqet edhe poshtë sqetullave e mes gishtave të dorës. Pra, këto janë vendet më të prekura. Që të zhvillohet myku, kërkon një temperaturë të përshtatshme si dhe lagështirën e nevojshme. Moshat më të predispozuara për t’u prekur nga myku janë në përgjithësi fëmijët që marrin antibiotikë për një kohë të gjatë, edhe femrat. Një grup tjetër i prekur janë të gjithë ata persona që mbajnë këpucë të veshura për një kohë të gjatë.

Simptomat e diagnostikimi
Në përgjithësi personat që janë prekur nga myku shfaqin shenja anemi, kanë gojë të thatë e gjuhë të zbardhur. Në këto raste mendojnë se ky person është prekur nga myku në brendësi të organizmit ku më i mundshmi është myku i bardhë. Shpeshherë këta njerëz bëhen alergjikë, kanë kruarje të trupit, puçrra e harta në trup. Pra, kërpudhat pasi janë vendosur në organizëm, arrijnë që të marrin nga njeriu kripërat minerale dhe sheqernat duke e dobësuar atë. Në momentin që myku zhvillohet shumë, atëherë njeriut i shfaqen fryrje zorrësh e diarre të shpeshta e trupi kërkon të vetëpastrohet e të nxjerrë jashtë këta trupa të huaj që lulëzojnë në organizëm. Ndërsa, ka raste kur shkakton edhe çarje të lëkurës e sporet e kanë më të lehtë për tu shumuar në këtë mënyrë. Pra kur vendosen në këmbë, duar, lëkurë, flokë, fillojnë të japin problematika serioze si kruarje rrjedhje dhe përhapje në formën e rrathëve koncentrikë apo në formë të çrregullt. Personat që preken nga myku pëlqejnë shumë ushqimet e ëmbla të pasura me sheqer…

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img