16,11,2024

Si të kuptoni që vuani nga gurët në veshka, 4 simptomat që nuk duhet të injoroni kurrë

Must Read

Ndonëse disa nga këto simptomat mund t’iu ngatërrojnë me sëmundje të tjera, nëse shfaqen dy ose më shumë prej tyre atëherë lini një takim me doktorin tuaj.
Veshkat luajnë një rol të rëndësishëm në detoksifikimin e trupit. Ndonëse ne nuk e shohin, ato punojnë ditë e natë me filtrimin dhe heqjen e mbetjeve që kalojnë në gjak. Për shkak të saj, kur ato kanë vështirësi në funksionin e tyre optimal, kripërat minerale dhe përbërësit e tjerë kimikë formojnë kristale të njohura gjerësisht si gurë në veshka. Është një gjendje që mund të shkaktojë pengesa në traktin urinar, duke ndërhyrë në urinim dhe duke rezultuar në dhimbje të forta që mund të ndikojnë në cilësinë e jetës. Më poshtë ju listojmë 8 simptomat që mund t’iu ndihmojnë në identifikimin e gurëve në veshka.1. Urinim i shpeshtë dhe me dhimbje: Ndryshime në traktin urinar duhet të jetë gjithmonë një sinjal alarmi. Ndjenja e vazhdueshme urinimit, e shoqëruar me dhimbje në fund të stomakut, mund të tregojë se keni gurë në veshka. Në përgjithësi, sasia e urinës zvogëlohet, por vazhdimisht ndjeni tkurrje jo normale të zorrëve (spazma) në fshikëz. Dhimbja bëhet më e papërballueshme kur gurët e veshkave lëvizin nga fshikëza në uretër.

2. Dhimbje shpine: Dhimbjet e shpinës mund të ngatërrohen si një simptomë e problemeve muskulore, por duhet ta konsideroni pasi mund të tregojë dhe prezencën e gurëve në veshka.
Dhimbje akute, sidomos vetëm në njërën anë të shpinës, janë të shpeshta tek ata që kanë bllokime për shkak të këtyre kristaleve. Ndonjëherë, prodhon valë dhimbjesh.
3. Të përziera dhe të vjella: Ne e dimë që të përzierit dhe të vjellat kanë tendencë të shfaqen kur vuajmë nga problemet që lidhen me tretjen. Gjithsesi, nëse janë të shpeshta dhe shoqërohen me simptomat e lartë përmendura, atëherë duhet të vizitoheni nga një mjek. Këto simptoma shfaqen kur përmasat e gurëve në veshka janë rritur, duke shkaktuar kështu bllokim të traktit urinar. Ato shfaqen për shkak të vështirësive të veshkave për të eliminuar mbeturinat e trupit.
4. Gjakderdhje gjatë urinimit / Gjak në urinë: Kini kujdes! Kjo simptomë duhet të vlerësohet nga një mjek sapo ta vini re atë. Gjakderdhja në urinim sinjalizon probleme me funksionimin e veshkave ose infeksione të rënda./Burimi ”Shëndeti”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img