Në lidhje me këtë skandal që në atë kohë shkaktoi një debat të madh, faqja “skandal.al” ka publikuar disa të dhëna të reja.
Sipas shkrimit të publikuar prej saj, e gjitha ka nisur në shkurt të vitit 2011-me urdhrat e blerjes të lëshuar nga ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, dhe ka vijuar në mars të po atij viti – me ardhjen e pajisjeve speciale të përgjimit në Shqipëri, në prill – me marrjen në dorëzim prej Ministrisë së Mbrojtjes, konkretisht Shërbimi Informativ i Ushtrisë, po në prill-me trajnimin e celulës që do të përdorte e ruante pajisjet e përgjimit dhe, prej mesit të prillit, dyshohet që pajisjet të kenë qenë funksionale për përgjim brenda Ministrisë së Mbrojtjes dhe jashtë saj.
Sipas “skandal.al”, Arben Imami,ish-ministër i Mbrojtjes, Ylli Zyla, ish-drejtor i SHIU-t, ishin drejtpërdrejt të trajnuar për përdorimin dhe ruajtjen e pajisjeve operacionale të përgjimit – Shu.Xha, Ma.Ao dhe Ri.Le, ishte rrethi i ngushtë i celulës, zgjeruar me një zyrë të tërë të SHIU-t në Ministrinë e Mbrojtjes, të përbërë nga: Ga.Pr, Lg.Al, Gjr.Bd.
Ky grup kishte liri të plotë të përdorimit të pajisjeve të përgjimit, e cila ishte vendosur në katin e tretë të ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes, shumë pranë selisë qendrore të Partisë Socialiste dhe Bashkisë së Tiranës, dy ndërtesa nën administrimin e Edi Ramës, në atë kohë kryetar bashkie dhe i PS-së.
Një prej pajisjeve të kësaj natyre ishte instaluar në një makinë, pronë e SHIU-t, e cila, ka lëvizur në zemër të kryeqytetit dhe jo vetëm, por njëherësh ka qëndruar për një kohë të gjatë edhe në oborrin e Ministrisë së Mbrojtjes, prej nga fuqia e saj mund të realizonte përgjimin e gjithçkaje në një rreze prej 100 metrash.
Sipas dokumenteve, data e dërgimit të mallit – dy pajisjeve, sipas dokumenteve doganore është 15.03.2011, deklarata doganore – manifesti, mban datën 31.03.2011, pagesa e detyrimit doganor nga ana e ndërmarrjes MEICO mban datën 25.03.2011, ndërsa fatura dalëse e kompanisë nën kontratë “Port Croft Ltd në Tbilisi”, mban datën e përpilimit të dokumenteve hyrëse në SHIU, 11 dhe 14 prill 2011. Pajisjet me të mbërritur në Shqipëri, janë vënë në dispozicion të Ministrisë së Brendshme, SHKB dhe ekspertëve IT të kësaj strukture.
Sipas dokumenteve rezulton se Ministria e Mbrojtjes, SHIU, ka blerë dhe ka disponuar prej marsit të vitit 2011:
Dokumentuar me faturën nr 140411/08, datë 11 prill 2011;
Pi2 System-HW & SW copë 1
A5/1 Real Time decipher copë 1
Dokumentuar me faturën nr 140411/10, datë 14 prill 2011;
Engage Gi 2A 1G2U System-HW & SW copë 1
A5/1 Real Time decipher copë 1
Homing Divace Kit (Icom R20 plus UCom) copë 1
Tri-Band Power Amplifier & Car Kit copë 1
Pajisjet janë prodhim i kompanisë izraelite VERINT, e cila është kujdesur për instalimin e tyre, testimin dhe trajnimin e oficerëve për përdorimin dhe ruajtjen e tyre.
Në foto janë operativët e celulës në aksion edhe në ambiente publike me pajisjet aktive Gi2 dhe pasive Pi2, vendosur në makinën e SHIU-t si dhe planet e trajnimit të operativëve nga ekspertët e kompanisë prodhuese të pajisjeve, Verint.
The post Si përgjohej në kohën e Berishës? Emrat, pajisjet dhe dokumentet (Foto) appeared first on Lajminet.