27,11,2024

Si pastroni dhëmbët, rrezikoheni nga kanceri

Must Read

Pastrimi i dhëmbëve jo vetëm që parandalon prishjen e dhëmbëve, ajo mund të ndihmojë edhe të ul rrezikun për kancer.

Hulumtimet tregojnë se bakteret në gojë mund të rrezikojnë edhe kancerin, shkruan Daily Mail, transmeton Koha.net.

Bakteret që krijohen në gojë kryesisht nga mos pastrimi i dhëmbëve, lëvizin drejt gjakut dhe më pas në organe të ndryshme ku infektojnë indet.

Përmes baktereve të krijuara në gojë janë gjetur lidhje me kancerin në gji, pankreas dhe në zorrë.

Sipas doktor Jiyoung Ahn, njëherazi profesor i epidemiologjisë në një Universitet të Mjekësisë në New York, ka thënë se 80% e baktereve në trupin tonë vijnë nga mospastrimi i dhëmbëve dhe prekjet e objekteve e gjërave të jashtme, që më pas me ato duar fusim ushqim në gojë.

Studimet tregojnë se njerëzit që kanë nivel të lartë të një lloj baktere orale janë 60% të rrezikuar nga kanceri në pankreas.

Në anën tjetër, nga bakteret që fusim në gojë pa vetëdije të cilat më pas shkaktojnë gjakderdhje në mishin e gojës, rrisin edhe rrezikun e kancerit në zorrë.

Dhe jo vetëm kaq, kjo baktere e cila përmes gojës sistemohet në qarkullimin e gjakut mund të ndikojë edhe në indet e gjirit, kështu duke rritur rrezikun e kancerit në gji.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img