16,01,2025

Si na pengojnë emocionet për të mbajtur dietë?

Must Read

Sa herë i keni thënë vetes se nga dita e hënë do të nisni dietën? Se do të regjistroheni në palestër? Çfarë ndodh në të vërtetë? Javët kalojnë njëra pas tjetrës dhe ju nuk bëni asnjërën nga të dyja. Ku qëndron problemi?

Ushqimi është si një shkarkesë…Të gjithëve na ka ndodhur që pas një dite zhgënjyese, të lodhshme apo mbrapshtë, t’I futemi frigoriferit me kokë, duke ngrënë, pa pasur uri. Është si një lloj ngushëllimi që na ka dhënë jeta.

Mirëpo, këtu gabojmë sepse e shohim ushqimin vetëm si burim kalorish, pa e lidhur me anën psikologjike e emocionale. Ushqimi nuk shërben vetëm për të ushqyer trupin por është një pjesë e rëndësishme që përfshin edhe psiqikën tonë. Të gjitha studimet e kryera deri sot tregojnë gjithnjë e më shumë lidhjen e ngushtë mes ushqyerjes dhe emocioneve. Pikërisht kjo lidhje të pengon të mbash një dietë. Pra, problem yt është psikologjik, ti nuk je ende gati emocionalisht për të pasur një regjim të kufizuar ushqimor sepse përndryshe nuk do të ishe në gjendje që të përballoje problemet e ditës që mund të kesh në një periudhë të caktuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

U sulmua fizikisht, Policia trajton rastin “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” në Ferizaj

Policia e Kosovës ka iniciuar një rast në Ferizaj të keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Rasti ka ndodhur në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img