Kështu, Policia ka mbledhur prova të mjaftueshme që implikojnë truprojën serb të biznesmenit, një 42-vjeçar që ka ndihmuar shqiptarët Aleks Burreli dhe Jani Vogli të ekzekutonin biznesmenin e kazinove, shkruan “Panorama”.
Po kështu, janë edhe tre qipriotë që kanë ndihmuar dy vrasësit shqiptarë që të kryenin ekzekutimin. Të katërt këta janë arrestuar nga Policia.
DYSHIMET
Badigardi serb, 42-vjeçari, ishte me biznesmenin natën e vrasjes. Ai ishte ulur në një tavolinë tjetër, afër tij.
Pak minuta para se të afroheshin atentatorët, ai është çuar nga tavolina dhe ka shkuar në tualet. Këtë e konfirmojnë kamerat e sigurisë së lokalit ku ndodhi ngjarja.
Ndërsa tre të dyshuarit e tjerë qipriotë, të moshave 28, 38 dhe 39 kanë dhënë ndihma të tjera. Qiprioti 39-vjeçar ka marrë dy shqiptarët e armatosur në mjetin e tij dhe i ka çuar në vendin ku ndodhej biznesmeni.
Kamerat e sigurisë e konfirmojnë këtë, ndërsa mjeti është gjetur i djegur pas ngjarjes dhe rezulton i vjedhur.
Nga ana tjetër, qiprioti 38-vjeçar ka siguruar largimin nga vendngjarja të Aleks Burrelit, teksa Jani Vogli mbeti i vrarë në shkëmbimin e zjarrit.
Ndërsa, e dashura e 39-vjeçarit qipriot, ishte prezentë në takimin që shqiptarët bënë me të dashurin e tij dhe nuk kallëzoi krimin.
Policia qipriote thotë se ka sekuestruar tre telefonat celularë të badigardit serb dhe po i ekzaminon ato. Ai ka marrë mesazhe pak para se të ndodhte ngjarje.
The post Si e tradhtoi biznesmenin truproja serb dhe i ndihmoi vrasësit shqiptarë appeared first on Lajminet.