17,11,2024

Shurdhimi tek foshnjet, çfarë duhet të dimë

Must Read

Shurdhimi në foshnje është mjaft i zakonshëm në ditët e sotme. Është e vështirë për të përcaktuar një shkak rreth dëmtimit të dëgjimit në foshnje si dhe diagnostikimi i gjendjes bëhet i vështirë për prindërit, transmeton Indeksonline.

Megjithëse faktorët gjenetikë luajnë një rol kyç në rritjen e rrezikut të shurdhimit tek fëmijët, ka shumë faktorë parandaluese për të cilët duhet të dini.

Është e qartë se nëse ju, prindërit ose gjyshërit tuaj vuani nga problemet me dëgjim ose humbja e dëgjimit, atëherë ekziston një shans i madh që fëmija juaj të jetë në rrezik. Përveç faktorëve gjenetikë, këtu janë disa shkaqe të zakonshme të humbjes së dëgjimit tek fëmijët e për të cilat duhet të jeni të vetëdijshëm.

Ekziston një rrezik i lartë që infeksioni viral mund të ndikojë tek fëmija, nëse vuani nga një i tillë gjatë shtatzënisë, sidomos gjatë tre mujorit të parë të shtatzënisë.

Nëse jeni ekspozuar ndaj rrezeve X kur keni qenë shtatzënë, atëherë logjike që këto rreze mund të ndikojnë në humbjen e dëgjimit ose dëmtimit e të dëgjuarit tek fetusi.

Shanset e humbjes së dëgjimit ose shurdhimit janë të larta ndër gratë që vuajnë nga hipotiroidizmi gjatë shtatzënisë, një gjendje në të cilën ekziston një mangësi e hormoneve tiroide.

Foshnjat me peshë të ulët lindjeje dhe ata me verdhëz të rëndë neonatale mund të vuajnë nga humbja e dëgjimit.

Si ta dini se fëmija ka probleme dëgjimi?

Dr Tripti thotë se prindërit nuk njohin humbjen e dëgjimit tek foshnjat pasi që nuk ka shenja të dukshme.

Megjithatë, mjekët kryejnë një provë për të përcaktuar nëse fëmija mund të dëgjojë ditën tjetër pas lindjes.

Në fakt, është sprova e parë që shumica e spitaleve kryejnë. I njohur si OAE, është një vegël dore që vendoset brenda kanalit të veshit dhe mat aktivitetin e veshit të brendshëm.

Në disa raste, mjekët përsërisin testin edhe një herë në muaj për të konfirmuar rezultatet. Përderisa mjeku është i bindur për rezultatet, prindërit u kërkohet të përsërisin testin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img