19,11,2024

Shumë shpejt Klubi i Futbollit Ferizaj nga një Organizatë joqeveritare në Shoqëri Aksionare

Must Read

Bordi i klubit Ferizaj ka marrë dje vendim për fillimin e ndryshimit të statusit të klubit nga një organizatë joqeveritare në shoqëri aksionare.

Kryetari i klubit  Mustafë Grainca gjstë një bisede për  Televizionin Liria tha se kjo procedurë pritet të përfondojë Brenda një afati prej 10 ditësh ndërsa ka shtuar se klubi është duke punuar edhe në aspektin e përgatitjeve për edicionine ardhshëm. Madje ka shtuar se ky organizim do ta ketë ndikimin mbi arritjen e objektivave, siç është lufta për kreun e tabelës dhe  Kupën e Kosovës.

“Dje në një takim që kemi pasur të rregullt me bordin e klubit kemi shqyrtuar vetëm një  pikë të rendit të ditës dhe kjo ishte procesi I transformimit  të statusit të klubit actual, nga një OJQ në klub privat. Të gjithë anëtarët e bordit, njëzëri kemi vendosur që të fillohet me procesin e privatizimit të klubit tonë. Kemi një nevojë immediate, tejet të domosdoshmë për të zhvilluar, për të ngritur klubin ashtu siç ne dëshirojmë. Tashmë i kemi vënë objektivat tona dhe pas një përmbyllje të suksesshme të stinorit pranverorë ku klubi ynë u  radhit në vendin e pestë në Superligë. Tashmë objektivat janë të çarta, do të luftojmë për kreun e tabelës apo Kupës së Kosovës. Për këtë kemi ardhur në përfundim se nuk mund të vazhdohet më me statusin e OJQ-së” ka thënë  Mustafë Grainca, kryetar i klubit.

Se këto objektiva të klubit nuk mund të arrihen  me organuizimin ekzistues  e ka   pranuar krey i klubit Mustafë Grainca, teksa ka shtuar se klubin deri më tani e kanë përcjellur problem financiare.

“Kur them se nuk mund të vazhdohet i kam parasyshë vështirësitë e mëdha të cilat burojnë pikërisht nga ky  status actual i  klubit. Fakti kryesorë është se nuk po mund të sigurohet stabilitet financuiar për të zhvilluar aktivitete normale në klub. Ne e mbyllëm stinorin dhe kemi obligime  ndaj lojtarëve  pagën e fundit pa e paguar. Nuk kemi arritë  ti paguajm nga se klubi nuk ka mjete financiare për ti mbuluar pagat. Pikërisht këto çshtje e kanë përcjellë jo vetëm këtë stinor  dhe jo vetëm kampionatin që shkojë por ka pasur përherë vështirësi. Prandaj  mendoj se eliminues i të gjitha këtyre vështirësive është ndryshimi i statusit, mbyllja e statusit të OJQ-së dhe kalimi në shoqatë aksionare ku pastëj të gjithë të interesuarit të jenë pjesë e këtij klubi” ka thënë Grainca.

Krahas këtij organizimi bëhet e ditur se ka interesim  për të qenë pjesë e këtij klubi, mirëpo sipas kryetarit Grainca ky ritëm duhest shpejtuar  ngse tashmë ka nisur edhe faza e përforcimeve. Ka pranuar se është në kontakt me trajneri Sokoli  dhe me diisa lojtarë të lirë.

“Ka të interesuar dhe janë lajmëruar të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e shoqërisë aksionare, pork y process duhet të ketë një ritëm  dhe një intensitet të shtuar sepse  pas një takimi që kam pasur me kryetrajnerin  Sokoli  ne aktualisht jemi vonuar  për të filluar ështu si duam kampionatin e  arshëm futbollistik. Sipas objektivave tona  tash është dashur të kemi edhe kontrata të nënshkruara  me disa nga futbollistët cilësorë të cilët i kishte pikasur kryetrajneri. Por për shkak të vonesës  sonë ata tashmë janë pjesë e  disa klubeve tjera rivale. Megjithatë ende nuk  është vonë që ne të konspolidohemi me disa lojtarë  të rinj që ne shpresojmë që do të jenë pjesë e  klubit tonë, duke mos përjashtuar edhe lojtarët aktual dhe të bëjmë një ekipë të fuqishme për të luftuar për objektivat tona”   ka thënë Grainca.

Klubi me status të ri do të jetë trashigues i të gjitha aseteve  përfshirë edhe stadiumin.

“Nëse plani dinamik realizohet shpejt, ndryshimi i statusit nga OJQ në Shoqëri aksionare.sipas ligjeve në fuqi ,  i jep të drejtën që klubi privat ti gëzoj të gjitha të drejtat të cilat I ka gëzuar më herët  klubi i cili është shuar, dhe klubi privat do të duhej ti drejtohet komunës me një kërkesë për marrjen në shfrytëzim të të gjitha atyre aseteve që i ka Brenda stadium aktual, e që besoj që kryetari i komunës dhe Kuvendi si organi më I lartë  do të nxjerrin vendim meritor që ti dilet në ndihmë këtij klubi privat për ti ofruar infrastrukturën e nevojshme që ta shfrytëzojë infrastrukturën për një kohë të caktuar” ka thënë Grainca.

Ndryshe kjo vije në kohën kur në  kosovë futbolli ka marrë hov të lartë  të zhvillimit. Sukseset e kombëtarës veq sa e kanë shtuar interesimin për sport e në veçanti për futbollin.  

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img