29,04,2024

Shukri Xhelili përlotet para policëve

Must Read
Shukri Xhelili

Kur oficerët e policisë do ta merrnin nga Gjykata për ta shoqëruar në burgun e Tiranës, Shukri Xhelili është përlotur para policëve, shkruan gazeta ‘Shqiptarja.com’.

“Ish-kryebashkiaku ka shfaqur momente emocioni dhe pasigurie me veten dhe ka filluar të qajë”, thonë burimet për gazetën.

Pas transferimit për në burg, Xhelili po mbahet nën monitorim në këtë institucion të vuajtjes së dënimit, për shkak të frikës se mund të kryejë vetëvrasje.

Gjithashtu, duke parë gjendjen e tij të rënduar psikologjike, Shukri Xhelilit i është ofruar ndihma e psikologut dhe e mjekut të burgut për të përmirësuar shëndetin e tij psikologjik.

Edhe gjatë qëndrimit në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ish-kryebashkiaku ka shfaqur momente pasigurie dhe nuk e ka mbajtur dot veten dhe u përlot. Mbi Shukri Xhelilin rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës, marrëdhënie seksuale e mbetur në tentativë dhe korrupsion pasiv.

The post Shukri Xhelili përlotet para policëve appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img