30,10,2024

Shukri Xhelili, për seksin në punë – përlotet në gjykatë

Must Read

As lotët në sytë e 56-vjeçarit përpara se trupi gjykues të jepte vendimin, nuk ndikuan në zbutjen e masës së sigurisë dhe në dalje avokati mbrojtës e cilësoi të padrejtë lënien në burg të klientit të tij. Siç u shpjegoi vetë më pas Xhelili psikologëve, pagjumësia e këtyre ditëve e kishte lodhur disi dhe po e përjetonte keq të gjithë këtë situatë.

Për shkak të rrethanave të kësaj mase sigurie të paprecedentë për gjykatat shqiptare, ishte vendosur që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllura dhe media nuk u lejua të merrte pjesë. Vetë ish-kryebashkiaku i Dibrës, më herët ka mohuar gjithçka, por përmes mbrojtjes e ricilësoi si një sulm të ulët politik për t’ia denigruar figurën. Si argument kyç mbrojtja përdori fjalën “montim” dhe video të pavlefshme, duke iu referuar madje edhe një vendimi për videon Meta-Prifti, u cilësua e tillë nga gjykata.

Lot dhe burg

Sapo zbriti nga furgoni i policisë, që e solli në Peshkopi nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, Xhelili nisi të përlotej teksa i afrohej sallës ku do të jepej vendimi për të. Nga burimet brenda seancës gjyqësore u mësua për gazetën “Shqip” se bashkëshortja e tij, Tefta Xhelili, si ndjekëse e seancës ishte pozicionuar përballë Shukriut, teksa ky i fundit nuk po e ndalte dot përlotjen. “U desh ndërhyrja e psikologëve që Shukriu ta merrte disi veten dhe një pushim 10 minutësh shërbeu që ai të qetësohej” – thanë këto burime.

Kur psikologët dhe ekipi mjekësor e pyetën se “çfarë të shqetëson?”, mësohet se Xhelili është shprehur që “thjesht kam pasur pagjumësi këto ditë”, duke mos shtuar diçka tjetër. Kur seanca hyri në rrjedhën normale të saj, prokurori Klodian Braho paraqiti akuzën se përse policia i kishte vënë prangat mbrëmjen e së hënës në dyert e Ministrisë së Brendshme, kur u thirr për të dëshmuar rreth ngjarjes.

Sipas Brahos, i pandehuri ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv…” në formën e kërkimit të favoreve seksuale prej shtetases A.A, në këmbim të emërimit në një vend pune në strukturat e varësisë së Bashkisë së Dibrës, ndaj duhej të qëndronte në burg pa afat derisa të mbarojnë hetimet. Por Ferdinand Ndoja, avokati i Xhelilit, e ka kundërshtuar akuzën, duke e cilësuar gjithashtu si sulm politik. Pala mbrojtëse është shprehur gjithashtu se videoja ishte e montuar dhe për rrjedhojë nuk mund të përbënte provë për gjykatën, ashtu siç, sipas mbrojtjes, nuk ishte provë video-përgjimi Meta-Prifti.

Madje në mbarim të seancës, Ndoja deklaroi shkurt për gazetarët se “do ta këshilloj Xhelilin t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të ankimuar shkarkimin. Do t’i drejtohem Kushtetueses, kur Xhelili të ma kërkojë një gjë të tillë”. Megjithatë trupi gjykues vendosi ta cilësojë të drejtë të gjithë procedurën që nisi me hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda menjëherë pas denoncimit të rastit në “Ora Neës” të emisioni “Të paekspozuarit” dhe vijoi me ndalimin e tij në Tiranë. Në fund u vendos të Shukri Xhelili të qëndrojë në “burg pa afat”.

Punë dhe seks

Për t’u punësuar në bibliotekën e Peshkopisë, 20-vjeçarja A.A do të duhej që më parë të dilte me vetë shefin që e punësoi, Shukri Xhelilin. Për të marrë rritje rroge apo të fitonte punë në një kënd të posaçëm që Xhelili e hapi veç për të, sërish 20-vjeçarja duhej të takohej me bosin në ndonjë hotel në Tiranë.

Të paktën ky ishte thelbi i gjithçkaje që u shfaq më 12 maj në televizionin “Ora Neës”. Pjesa pasuese ka veç reagime, ku spikat ai i Teftës, bashkëshortes, e cila tha se “do të jem deri në vdekje bashkëshortja e Shukriut”, duke shtuar se e mbështeste fuqimisht dhe kishte besim tek ai, duke nënkuptuar edhe një komplot politik.

Hamendësime të shumta për provokime, joshje dhe ndërhyrje brenda llojit por jo species politike mbushën hapësirat mediatike dhe rrjetet sociale. Babai i vajzës tha se “Shukriu më ka borxh gjakun” dhe ndihet i kërcënuar familjarisht, ashtu siç pohuan të gjithë anëtarët e kësaj familjeje, të cilët kërkuan mbrojtje. /gazeta-shqip

The post Shukri Xhelili, për seksin në punë – përlotet në gjykatë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Është gjetur edhe vetura e dytë, e cila ishte vjedhur në fshatin Dardani të Ferizajt

Me datën 25.10.2024 rreth orës 16:00 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në fshatin Koshare të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img