Në një lagje në Ferizaj, ka ndodhur një incident ku është rrëzuar një shtyllë elektrike duke rënë kështu pikërisht mbi një shtëpi banimi
Lajmi i publikuar se në një shtyllë elektrike po rrezikon banorët në një lagje në Ferizaj e përcjellë edhe me foto nga Klan Kosova ka dalë të jetë pa ndonjë adresë.
Për këtë FerizajPress ka kontaktuar përgjegjësit e KEDS-it për të parë pse nuk është reaguar.
Por për këtë rast në KEDS- nuk ka ndonjë informatë për këtë shtyllë dhe nuk dihet lokacioni ,pasi bazuar në foto duket të jetë jashtë qytetit të Ferizajt.
Për këtë përgjegjës të KEDS-it kanë bërë thirrje te pronari i shtëpisë apo edhe përmes portalit të japin adresën e saktë për tu dhëne mundësi intervenimi dhe evitimit të këtij problem.
Luten të gjithë ata që dinë adresën e kësaj shtëpie të thërrasin në pikat me të afërta të KEDS-it, numrin zyrtar në faqet e kompanisë KEDS apo edhe përmes portalit FerizajPress që ky problem të evitohet para se të ndodhë ndonjë e keqe.
KEDS- Numrat kontaktues janë 038 501 701 1000 dhe 038 791 000.
Apo FerizajPress.com 044 733 733
Nuk mbahet mbledhja e kryesisë, Kusari-Lila: I papranueshëm abstenimi i vazhdueshëm i opozitës