17,11,2025

Shtyhet seanca për “Lagjen e Trimave”

Must Read
Të akuzuarit në rastin 'Kumanova' gjatë procesit gjyqësor në Shkup

Gjykata Themelore e Shkupit ka vendosur që lënda për mbështetësit e Grupit të Kumanovës të bashkohet me lëndën tjetër për të cilën 29 persona tashmë akuzohen për veprën terrorizëm. Për veprën e mbështetjes logjistike akuzohen tetë persona. Avokatët vlerësojnë se Gjykata nuk ka prova se këta presona kanë kryer veprën penale terrorizëm.

Artene Ademi thotë se në bazë të një gjykimi të drejtë, pala mbrojtëse do të dëshmojë se 8 personat e akuzuar deri tani për logjistikë, janë të pafajshëm, raporton Alsat M.

Sipas këtij vendimi i gjithë gjykimi do të fillojë nga e para, edhe pse gjykimi për 29 të akuzuarit për terrorizëm në rastin “Kumanova” kishte arritur tashmë në gjysmën e tij. Kjo domethënë se të akuzuarit përsëri do të deklarohen për fajësinë apo pafajësinë e tyre, si dhe gjithë dëshmitarët do të duhet të ridëgjohen, përfshirë edhe dëshmitarët e fshehur që deri më tani pengonin gazetarët që të ndjekin seancën. /lajmi.net.

The post Shtyhet seanca për “Lagjen e Trimave” appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img