17,04,2024

Shtyhet gjykimi për vrasje të rëndë, shkak kërkesa e avokatit për përjashtimin e Prokurorisë së Ferizajt

Must Read


Ferizaj- Të premten në Gjykatën Themelore në Ferizaj, u shty gjykimi ku për vrasjen e B.Q, në shtator të 2020-ës në Ferizaj, po akuzohet Leonit Muhaxheri.

Gjykimi i paraparë për ditën e sotme u shty për shkak se avokati i palës së dëmtuar, Naim Rudari kishte paraqitur kërkesë në Gjykatën e Apelit që të përjashtohet Prokuroria e Ferizajt për këtë rast.

Në lidhje me këtë çështje, avokati Rudari gjykatën e kishte njoftuar ditën e djeshme më 23 korrik 2022.

Andaj, në këto rrethana kjo seancë u shty ndërsa seanca e radhës për këtë rast u planifikua të mbahet më 5 dhe 7 korrik 2022 ora 10:30.

Në këtë rast, së bashku me Leonit Muhaxherin akuzohen edhe Albin Balia e Eugen Bajralia për pjesëmarrje në rrahje, Rinor Jashari për kanosje e moslajmërim të veprave penale apo kryesve të tyre, si dhe Mërgim Atanasova për dhënie të ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj të përpiluar më 19 mars 2021, Leonit Muhaxheri, më 4 shtator 2020, rreth orës 20:08, në rrugën “Çesley Clark” në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin B.Q, me ç’rast ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit Alorin Leka.

Në aktin akuzues thuhet se pas një mosmarrëveshje në mes tyre në kafenenë “Mon-Bar“, i pandehuri Leonit së bashku me të pandehurit Albin Balia dhe Eugen Bajralia kishin shkuar tek tavolina e tani të ndjerit, i cili ishte duke qëndruar me Alorin Lekën.

Aty thuhet se i pandehuri Albin i ishte drejtuar tani të ndjerit me fjalët “Çka po më kqyr, çfarë problemi ke”, e më pas me tu ngritur nga tavolina, i ndjeri së bashku me Alorin Lekën kishin dalë jashtë kafenesë dhe diku pas rreth 15 metra, përkatësisht përballë kafenesë “Escobar”, tek qoshi i banesës ndalohen nga të pandehurit.

Tutje, sipas aktakuzës, pas një fjalosje mes tyre, për një moment i pandehuri Leonit me një mjet të përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor – thikë, e kishte goditur njëherë tani të ndjerin në pjesën majtë të veshit, e më pas në përleshje e sipër, e kishte goditur edhe disa herë me thikë në pjesë vitale, përkatësisht në regjionin e shpinës, në anën e majtë.

Pas këtyre goditjeve, thuhet se tani i ndjeri ishte larguar duke vrapuar në drejtim të rrugës “12 qershori”. Mirëpo, aty thuhet se si pasojë e plagëve të marra ai ishte rrëzuar në tokë dhe nga disa kalimtarë ishte dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj, me ç’rast si pasojë e plagëve të marra kishte ndërruar jetë.

Në aktin akuzues thuhet se sipas raportit të autopsisë, të 6 shtatorit 2020, kishte rezultuar se vdekja e tani të ndjerit ishte vdekje e dhunshme, që kishte ndodhur për shkak të gjakderdhjes së brendshme dhe të jashtme, e cila gjakderdhja ishte shkaktuar si pasojë e traumës së pësuar dhe dëmtimit (shpimit) të zemrës (atriumit të majtë) dhe të mushkërisë së majtë, të shkaktuara nga mjeti shpues-thika.

Tutje, aty thuhet se përderisa i dëmtuari Alorin Leka ishte duke u përleshur me të pandehurin Albin tek parkingu i banesës, i pandehuri Leonit me thikë në dorë kishte vrapuar në drejtim të të dëmtuarit Alorin me qëllim që ta godasë, mirëpo ishte penguar nga një qytetar, ndërsa i dëmtuari kishte arritur që të largohet./Betimi për drejtësi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img