26,12,2024

Shtyhet gjykimi ndaj 23 të akuzuarve për keqpërdorim të pronave

Must Read

1-bukureza1-620x275_1459943982-6574526

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të mërkurën, ka qenë e paraparë që të mbahet seance ndaj 23 personave të akuzuar për keqpërdorime me pronat e Komunës së Prishtinës dhe Çagllavicës, por në mungesë të akuzuarit Fehmi Ferizi, kjo seancë u shty për të enjtën. Gjykatësi i kësaj çështje, Arcadius Sedek, pas pesë minutave të parë ka mbyllur seancën për mediat prezente në sallë.

Të pandehurit akuzohen për blerjen e 46 hektarë toke komunale, të privatizuara me çmime shumë më të vogla se sa çmimi real i tregut, raporton Betimi për Drejtësi.

Ndër personat e përfshirë në këtë aktakuzë janë, ish-gjyqtarja e Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nexharie Hoti, Reshat Fetahu nga Agjenconi Kosovar i Privatizimi, biznismenët Mehmet Prishtina dhe Bejtush Zhugolli e të tjerë.

Aktakuza i ngarkon këta 23 persona për veprat penale krim i organizuar, nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, falsifikim i dokumenti zyrtar, shpëlarje prash dhe vepra të tjera.

Avokati mbrojtësi i të akuzuarit Mehmet Prishtina, avokati Tahir Rrecaj, sqaroj jashtë sallës së gjykimit që i mbrojturi i tij, akuzohet për 8 vepra penale bashkë me personat e tjerë. Sipas tij aktakuzës i mungojnë faktet për ta vërtetuar pretendimin e prokurorisë. “Opinioni vazhdimisht po dezinformohet dhe këtu ka tendenca të caktuara që Mehemet Prishtina të paraqitet si personi kryesor. Ky është vetëm një blerës me mirëbesim dhe asgjë më shumë. Kjo do të vërtetohet gjatë shqyrtimit gjyqësor” tha Rrecaj.

Edhe avokati mbrojtës i të akuzuarit Dukagjin Emërllaku, Asdren Hoxha, u shpreh jashtë gjykatores për mediat që aktakuza e prokurorisë nuk është e mbështetur në prova dhe fakte. “I mbrojturi im përfshihet në 5 pika të aktakuzës, që për mendimin e mbrojtjes asnjëra nga to nuk qëndrojnë dhe gjatë kundërshtimit të provave por edhe gjatë shqyrtimit kryesor do të vërtetohet që i mbrojturi im nuk është kryesi i atyre veprave penale” u shpreh Hoxha. /BetimiPërDrejtësi/.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img