04,05,2024

Shtime: Dy të mitur e gjakosin bashkëmoshatarin, viktima pëson lëndime të rënda

Must Read

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur të hënën në Shtime, ku tre persona janë rrahur me njëri -tjetrin, ku dyshohet se janë përdorur edhe mjete të forta.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se personat që u përfshinë në përleshje janë të moshës së mitur, të cilët janë kapur për motive akoma të panjohura, ku për pasojë njëri prej tyre ka marrë lëndime të rënda trupore

Posa rasti është denoncuar, të njëjtat burime thonë se Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ku janë marrë informacionet e para për incidentin që ka ndodhur.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit rast në drejtim të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img