21,04,2025

Shtime, 47-vjeçarja kërcënon mjekun me thikë – dërgohet në mbajtje për 48 orë

Must Read

Stacioni policor në Shtime, rreth orës rreth orës 13:00 ka pranuar një informacion nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Shtime se është një rast i kanosjes.

Në lidhje me këtë, policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarën B.B (F/K) e moshës 47 vjeçare, e cila me një mjet të mprehtë (thikë) kishte kanosur një mjek të kësaj qëndre.

Sipas policisë, i dyshuari më pas është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues.

Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Kanosje”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Iu dha lamtumira e fundit gazetarit ferizajas Sylejman Shaqiri, ish Drejtorit Gjeneral të RTK-së

Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit të mirënjohur ferizajas, ish drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img