27,07,2024

Shteti shpenzoi 400 mijë euro, mbajti pa faj në paraburgim 100 persona

Must Read

Vetëm në vitin 2016 nga buxheti i Këshillit Gjyqësor të Kosovës  kanë dal hiq më pak e hiq më shumë se 368,121 euro për kompensimin e të burgosurve, të cilët pa kurrfarë faji janë mbajtur në paraburgim.

Sipas drejtorit të  Departamentit Ligjor në KGJK dhe njëkohësisht sekretarit të  Komisionit për Kompensim të dëmit, Astrit Hoti  në vitin 2016 për qëndrim pa të drejt në paraburgim kanë kërkuar kompensim 100 persona.

“Komisioni për kompensimin e dëmit për personat e dënuar ose arrestuar pa arsye gjatë vitit 2016 ka shqyrtuar 100 kërkesa për kompensim demi. Shuma totale që është paguar për vitin 2016 për këtë kategori është 368,121.00 €”, është shprehur Hoti për IndeksOnline.

Sipas tij, të gjithë ata persona që kanë qëndruar pa të drejtë në paraburgim kanë paraqiturn të drejtën e kompensimit

“Të gjithë personat të cilët i plotësojnë kushtet për ketë kompensim paraqesin të gjithë kërkesa”, thotë Hoti.

Për njohësit e sistemit të drejtësisë,  mbajtja në burgje e personave pa faj dhe kompensimi i tyre, që i shkakton dëm buxhetit të shtetit mund,  dhe duhet të evitohet.

Sipas hulumtuesit të lartë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Ehat Mifaraj, mbajtja në paraburgim pa faj e vetëm një personi, për drejtësinë është shumë, e sidomos 100 persona.

“Fatkeqësisht në Kosovë masa që caktohet më së shumti për pranin e të pandehurit në procedurë penale, është masa e paraburgimit dhe  masat tjera, siç janë  paraqitja në polici apo ndalimi i dokumentacioneve zbatohen shumë më pak”, është shprehur Miftaraj.

Sipas tij, çdo rast është i veçantë dhe  nëse mund të sigurohet prania e të dyshuarit në procesin gjyqësor edhe pa mbajtjen e tij në paraburgim, nuk është e arsyeshme të dërgohet në paraburgim, për t’i harxhuar paret e shtetit dhe  në të njëjtën kohë për t’ia kufizuar lirinë.

Ai thotë se veç  në ato raste kur ekziston rreziku i arratisjes, apo  i kryerjes së ndonjë vepre tjetër penale, personat duhet të dërgohen në paraburgim.

“Sot kërkesat për caktim të paraburgimi duhet të jenë të bazuara me ligj, dhe  vetëm në ato raste kur kodi i procedurës penale shprehimisht e përcakton që një i pandehur duhet t’i caktohet masa e paraburgimit.  Të gjithë gjyqtarët gjatë shqyrtimit të këtyre kërkesave duhet të vlerësojnë ligjshmërinë e çdo kërkese, nëse plotësohen kriteret ligjore për caktimin e masave të paraburgimit”, thotë Miftaraj.

Ndërkohë, vlen të përmendet se si pasoj e gjykimit dhe rigjykimit, mbajtjes në paraburgim dhe arrest shtëpiak pa të drejtë për rastin “Kleçka”, ish- komandant “Çeliku”, Fatmir Limaj, Këshilli Gjyqësor i Kosovës rrezikon të humb hiq më pak se 7 milionë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img