28,12,2024

Shteti i cili po kërkon 20 mijë punëtorë të ri, kërkohen edhe kosovarë

Must Read

Mediat gjermane shkruajnë se hotelieritë dhe restorantet  shtetit të adriatikut kanë mungesë të madhe të kuzhinierëve dhe kamarierëve, andaj këto vende po kërkojnë punëtorë për të i ofruar turistëve shërbimet më të mira.

Kroacia po kërkon që të  punësojë 20.000 punëtorë të ri shkruan gazetametro.net.

Nga riviera kroate deri të plazhet bullgare gastronomia dhe hoteleria përgatiten për një sezon rekord, shkruajnë mediat gjermane. Kjo për shkak se turistët e Gjermanisë dhe Austrisë e kanë tërhequr Turqinë dhe Tunizinë nga vendet e tyre të preferuara për t’u vizituar gjatë verës.

Kroacia vjet priti 18.7 milion mysafirë, ndërsa sivjet numri mund të rritet. Përkundër kësaj, ka një problem: hotolieritë dhe restorantet e shtetit të adriatikut kanë mungesë të madhe të kuzhinierëve dhe kamarierëve.

Arsyeja është se pas futjes së Kroacisë në BE, vendi është zbrazur tej mase dhe ka mungesë të forcës punëtore. Veçanërisht nga ky eksod është prekur rajoni i Slavonisë. Një shembull i cili përmendet është se në Vukovar gjatë tre viteve të fundit është zvogëluar numri i banorëve për dhjetë përqind.

Momentalisht në gastronominë kroate ka nevojë për 20.000 punëtorë të ri. Kroacia mendon ta zgjidhë këtë duke marrë punëtorë nga Bosnja, Maqedonia, Serbia dhe Kosova.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img