15,01,2026

Shtatëvjeçari ther me thikë vëllain në Dibër, sherri për lojën kompjuterike

Must Read

“Dje rreth orës 9 në Dibër, në shtëpinë pronë e B.A. në rrugën “Ibraim Kolari” në dhomën e ndejës ka ndodhur një fjalosje midis dy vëllezërve, njëri katërmbëdhjetëvjeçar tjetri shtatëvjeçar, për shkak të një loje në kompjuter. Gjatë zënkës shtatëvjeçari me thikë kuzhine e ka therur vëllain më të madh në pjesën e shpinës”, kumtoi sot MPB.

Një fqinje e ka dërguar djalin e lënduar në Qendrën klinike në Dibër prej ku, pas ndihmës së ofruar mjekësore, me automjetin e ndihmës mjekësore është ridërguar në Qendrën klinike Shkup për shërim të mëtejmë.

Policia ka ndërmarrë masa për pastrimin e plotë të rastit dhe dokumentimin e rastit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img