
Xhihadisti shpërtheu në foto pro sulmeve në rrjetin Istagram në muajin mars. I njohur si Abu Waqqas el-Albani, ai thotë se është nga Shqipëria, por para se të shkonte në Irak për të luftuar me ekstremistët ka jetuar në Britaninë e Madhe.
Në komente të forta, xhihadisti shkruante se një varg qelizash të ISIS-t janë të gatshëm të kryejnë shpërthime me bomba.
MailOnline ka hetuar Abu Waqqas dhe mëson se ai është shtetas britanik me prejardhje shqiptare, i cili ka jetuar në veri të Londrës, por tani është i kënaqur me jetën e një terroristi në Irak.
Xhihadisti me flotë të gjata shpenzon jo pak kohë për postimin e selfieve në rrjetet sociale dhe pa dyshim as armët nuk mbeten pas dhe këshillat që duhet të ndjekin të tjerët.
Për herë të parë, janë publikuar fotografitë e fytyrës së Abu Waqqas. Në Istagram, ai fton ndjekësit e tij që të kryejnë vrasje me pretendimin se akte të tilla janë të lejuara.





The post Shqiptaro-anglezi që lufton krah ISIS-it appeared first on Lajminet.