12,01,2026

Shqiptaro-amerikani që u mbajt dy vjet në burg pa asnjë akuzë

Must Read

Gjovalin (Xho) Gjergji, 28 vjeç, u arrestua nga agjentët federalë në dhjetor të vitit 2014.

Prej një viti e gjysmë ai ka luftuar për padrejtësinë që i është bërë nga shteti federal.

Kur u arrestua, nuk kishte asnjë akuzë federale ndaj tij dhe ai u dërgua në paraburgimin e emigrantëve pas një vendimi të Kongresit për burgosjen e emigrantëve që kishin shkelur ligjin.

Por, Gjovalini nuk ishte i panjohur për drejtësinë. Rreth 10 vjet më parë, kur ishte 18 vjeç, ai i kishte shitur një armë në mënyrë të paligjshme një personi me precedent penal. Ky i fundit u arrestua dhe arma u sekuestrua. Gjithashtu, u arrestua edhe Gjovalin Gjergji me arrest shtëpie për tri vjet.

Ai pranoi krimin në gjykatë dhe tha se nuk kishte dijeni që ishte shkelje ligji, pasi ishte i ri dhe i papjekur.

Por, kjo nuk mbaroi me kaq. Në vitin 2014, agjentët federalë të emigracionit e arrestuan Gjergjin, pasi sipas ligjeve në fuqi, ai duhej të ishte dëbuar. Mirëpo, gjatë kësaj kohe, Gjergji pati marrë edhe pasaportën amerikane, ndaj avokati pretendon se ligji nuk duhet të vepronte ndaj tij.

Edhe Gjykata e Floridës e mori parasysh apelin e avokatit dhe e liroi biznesmenin shqiptar. Megjithatë, autoritetet nuk janë bindur dhe do ta apelojnë vendimin. /Panorama/

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img