E frikësuar, e mbyllur në shtëpi dhe me mendjen për t’u rikthyer në Shqipëri. Kjo është Elona Radani, 31-vjeçarja, e cila prej vitesh jeton në Turqi me familjen e saj, por pas trazirave të së premtes e ka menduar seriozisht kthimin në vendlindje. Përmes lidhjes me redaksinë e lajmeve të Top Channel, ajo rrëfen orët e panikut dhe frikën për një luftë civile atje.
“Në minutat e para të gjithë njerëzit ishin të habitur dhe kishin dalë nëpër ballkone me celularë në dorë, për të marrë në telefon të afërmit e tyre për të pyetur se si është gjendja. Mendimi i parë ishte të kthehem në Shqipëri, por më pas kuptuan se aeroporti ishte mbyllur”, shprehet Elona Radani. “Menjëherë qytetarët filluan duke bërë furnizime nëpër supermarkete dhe furra buke, sepse nuk e dinin se sa do të zgjaste kjo situatë”, thotë Elona.
E shtuna është gdhirë e qetë, rrugët e Stambollit janë të boshatisura, ndërsa media mbetet e vetmja mundësi informimi pasi interneti ende është i bllokuar.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Co501EhoEAQ?feature=oembed&w=640&h=360]
.