03,05,2024

Shqiptari masakron me thikë kuzhine italianin për një rumune

Must Read

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 minuta ku ka humbur jetën 40 vjeçari Gennaro Mercadante, banues në Via Vittorio Veneto në Bresso.

Autori i dyshuar i vrasjes është një shqiptar, i quajtur Bujar Mersini, 56-vjeç, i cili ka pranuar krimin. Hetimet e para për ngjarjen, bëjnë me dije se shqiptari kishte pasur marrëdhënie me një rumune 31 vjeçare deri vitin e shkuar, e më pas ajo ishte ndarë për t’u lidhur me 40 vjeçarin.

Autori i krimit është gjetur jo shumë larg vendit të ngjarjes, ndërsa nuk ka bërë rezistencë kur është arrestuar nga policia, duke pranuar përgjegjësinë.   Hetuesit gjetën një thikë kuzhine të fshehur në një gardh rreth 20 cm e mbuluar nga gjaku, e përdorur për të goditur viktimën.

Mësohet se 40 vjeçari është goditur disa herë në zemër dhe ka ndërruar jetë në spital. Motivi kryesor është ai i xhelozisë, ndërsa po hetohet për sqarimin e plotë të rastit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img