27,07,2024

Shqiptarët renditen në vendin e katërt në Evropë për pirjen e duhanit

Must Read

Sipas një hulumtimi të Project Sun, Shqipëria rendit në vendin e katërt në Evropë për sa i përket shitjeve të cigareve mbi moshën 15 vjeçare.

Në këtë pozitë renditet edhe Maqedonia sipas të dhënave në vitin 2016. Kurse në Evropë para shqiptarëve janë vetëm bullgarët dhe grekët.

Në Shqipëri, çmimi mesatar i një pakete cigare me 20 fije është 1.8 euro, ndërsa në Maqedoni është shumë më e lirë, 1.09 euro, në Serbi 1.63 euro . Në raport me vendet e tjera, gjithsesi një paketë cigare në Shqipëri është më e lirë. Në Greqi është 3.71 euro, në Itali 4.66 euro, ndërsa në Gjermani 5.34 euro.

Të dhënat globale tregojnë se në përgjithësi shtetet europiane kanë nivelin më të lartë të duhanpirjes në botë. Nga shtetet e kontinenteve të tjera, në listë është Kina, Libani, Koreja e Jugut, me rreth 2 mijë fije për frymë në vit. Dy shtetet që pinë më pak cigare në botë janë Uganda, Ishujt Solomon, Guniea, me më pak se 50 fije për frymë në vit.Në Shqipëri, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, rreth 40% e shqiptarëve janë duhanpirës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img