Shqiptarët në Maqedoni jetojnë si në geto, ja dallimi mes lagjeve (Video)

By FerizajPress

July 04, 2016

Ndërsa kështu duket një pjesë tjetër e qytetit, poashtu pas një dite ku kishte vërshime të shumta. Gjithçka ishte shumë normale, as një gjurmë nga vërshimet e djeshme, duket sikur nuk bëhet fjalë për lagje nga qyteti i Shkupit.

Për lagjen Aerodrom, shiu mund të sjell vetëm freski, derisa për lagjen Serava, vetëm frikë nga vërshimet. Qytetarët, një ditë pas vërshimeve, akoma po mundohen të fshijnë gjurmët e dëmit të shkaktuar nga vërshimet, ata drejtojnë gishtin kah autoritetet përgjegjëse, duke kërkuar nga ata që të marrin masa në përmirësimin e gjendjes së kësaj lagjeje.

“Tu i pastru podrumet, qe dy punëtor i pata, ka 10 euro 20 euro . Ku t’marr unë 20 euro t’ua jap atynve, çka me bo…. Në këtë moment me ndreq, me gjet ndonjë zgjidhje. Kështu nuk jetohet”, deklaroi një qytetarë.

“Kjo po ndodh me vite, na gënjejnë. Kryetarët e komunave që ndërrohen na gënjejnë, se gjoja do ta rregullojnë rrugën, nuk ka lidhje me atë, po i hanë të hollat, çka bëjnë “baroci maroci”, këtu nuk kanë bërë asgjë. Edhe tek fqinjët edhe gjithkund, të gjitha podrumet janë mbushur me ujë. Jemi të zhgënjyer nga i gjithë shteti në fakt.”, tha një qytetarë tjetër.

Pavarësisht pasojave që la shiu, qytetarët ankohen se komuna nuk reagoi që të pastrojë baltën dhe ujërat e zeza.

“Ato i kena harru ato pastrimet, pastrimit të rrugëve çka me ju bo. Është deshtë prej sot në mëngjes mi pastru me ‘cesterna ‘ me çka kanë komuna. Sëmundja jetë, me ato e pastrojnë, rrugët, balta që ka mbet prej ujit, ajo është bakterial, ujra të zeza. Kërkun sjan as komuna as qendra.“, tha një qytetarë për Tv SHENJA.

“Ma i madh se zori s’ka, çka kena me bo“ , u shpreh një qytetarë tjetër.

Dje në Shkup mbizotëroi mot i keq me shira të rrëmbyeshëm. Pas më pak se gjysmë ore reshje të shiut, u vërshuan lagjet Serava, Gazi Babë, Xhon Kenedi dhe Fushë Tophanë, lagje këto, të banuara kryesisht me shqiptarë.

The post Shqiptarët në Maqedoni jetojnë si në geto, ja dallimi mes lagjeve (Video) appeared first on Lajminet.