“Shqiptarët ndër shekuj”, u quajt programi i organizuar nga qendra e gjuhëve të huaja SIDI Education Ferizaj, me rastin e vitit të Skënderbeut dhe festave të Nëntorit.
Në këtë program u shpalosën disa nga pikat kryesore të historisë shqiptare: 105 vjetori i shpalljes se pavarësisë së Shqipërisë, 550 vjetori i vdekjes së Skënderbeut, 140 vjetori i themelimit të Lidhjes Kombëtare të Prizrenit si dhe 110 vjetori i Kongresit të Manastirit.
Këto tema u shtjelluan nga nxënësit e qendrës SIDI Education Ferizaj përmes recitimeve, prezantimeve në gjuhën angleze si dhe me anë të këngëve popullore kombëtare.
Në një fjalë përshëndetëse, menaxherja e qendrës, Znj. Bardha Asllani, tha se “Fokusi i qendrës sonë është shpërndarja e dijes nëpër fusha dhe lëmi të ndryshme. Ne jemi të vetëdijshëm që kultura e një populli ka një rol të rëndësishëm dhe se historinë e kulturën tonë duhet të kontribuojmë që ta përcjellim nëpër gjenerata dhe të dimë ta interpretojmë edhe në gjuhë të huaja.”
I ftuar në këtë organizim ishte edhe përgjegjësi i muzeut të Ferizajt, Z. Ilir Bytyqi, i cili foli për rëndësinë e datave historike të Nëntorit.
Në SIDI Education Ferizaj, përveç këtij organizimi, pati edhe aktivitete të tjera me nxënës gjate gjithë javës, siç janë vizita në muzeun e qytetit, punime të ndryshme nga nxënësit, etj.
Sidi Education Ferizaj është qendra e parë e gjuhëve të huaja tërësisht e digjitalizuar, me certifikata të pranuara kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, me libra bashkëkohore dhe staf të përkushtuar në mësimdhënie.
Kjo qendër ofron kurse për gjuhë angleze, gjuhë gjermane, gjuhë frënge, matematikë, informatike.