29,12,2024

Shqiptarët duhet ta rindiejnë e rinjohin fuqinë e tyre

Must Read

Besim Zymberi-Ferizaj

Samsoni e Akili e dinin dobësinë e tyre. Shumë vështirë e arritshme për armiqtë, por jo edhe e paarritshme!
Shqiptarët, në të kundërtën e Samsonit dhe Akilit, nuk janë duke e njohur fuqinë e tyre. Vështirë e arritshme, por jo e paarritshme!
Modeli i Rilindjes Kombëtare është doktrina më efektive dhe më efikase në fuqizimin e faktorizimit të shqiptarëve.
Modeli i Rilindjes Kombëtare, bazohej në tri shtylla kryesore: vjetërsinë e qytetarisë dhe kulturës shqiptare, ndërtuar mbi idenë shtet e kombformuese kulturore e administrative Pellazge-Ilire, kulti i Skënderbeut, si përurues i konceptit të ndërtimit të shtetit nacional, me karakteristikat qytetare e demokratike të burimit të origjinës dhe e shtylla e tretë, vetëdija e ngritur mbi ndërtimin e një sistemi nacional arsimimi, i cili kulturën shqiptare, do ta zhvendoste nga shtrati i imponuar shekullor i ekzistencializmit, drejt ndërtimit të një kombi politik intelektual, i organizuar dhe me kërkesa të qarta historike në raport me kombet tjera më të zhvilluara.
Modeli i Rilindjes Kombëtare, nuk refuzonte religjionet dhe besimin në zot, por refuzonte përdorimin politik të religjioneve nga kombe-shtete që kishin synim zhbërjen fizike e mentale-kulturore të qytetërimit shqiptar.
Modeli i Rilindjes Kombëtare, me sukses rifuqizoi identitetin kombëtar të shqiptarëve, përfshirë edhe karakteristikat e domosdoshme të nevojës së këmbimit të vlerave kulturore me Oksidentin.
Rilindja Kombëtare, si një sistem vlerash i ndërtuar mbi tabanin kombëtar, me vendosmëri mbronte konceptin e qytetarisë shqiptare si burim origjine e frymëzimi i qytetarisë Perëndimore.
Në poetikën Naimiane të frazës: “për shqiptarët, dielli lind në Perëndim”, doemos që deshifrohet kodi i një vërtetësie historike për gjeografinë e kulturën Ilire-Shqiptare si djep i Lindjes së Perëndimit…!
Nëse me kujdes studiohen: motivi i perandorit romak Konstantin (me kombësi ilire, nga nënë e babë) për zhvendosjen e selisë së Romës, në Bizantinion-Konstantinopol-Stamboll si dhe doktrina Skënderbegiane mbi statusin e kulturës shqiptare në drejtim të vendosjes së linjave kulturore ndërmjet Lindjes e Perëndimit, shqiptarët mund ta rigjejnë fuqinë e tyre, e nevojshme dhe e pashmangshme për instalimin e një paqeje dhe bashkëjeteseje më harmonike ndërmjet dy linjave kulturore të përbotshme, tmerrësisht të përplasura aktualisht!
Në momentin kur shqiptarët do ta rinjohin fuqinë e tyre, bota do ta kuptojë se e ka të pashmangshme vazhdimin e mënyrës së deritanishme të komunikimit ndërmjet linjave kulturore, i keqkuptuar skajshmërisht deri tani (jo pa qëllim dhe jo naivisht). Në një gjendje të tillë, bota do ta kuptonte dhe kultura shqiptare do ta garantonte që, veçoritë kulturore duhet të njihen e të vlerësohen dhe se njerëzit, përkatësisht bartësit e interpretimit të doktrinave kulturore, duhet të komunikojnë nëpërmjet vlerave që e mbajnë konfliktin larg, në vend të doktrinës së deritanishme shpërdoruese, të fshehjes së vlerave të tilla, në favor të afirmimit të tipareve kulturore përçarëse, konfliktndjellëse e luftënxitëse…

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img