Bashkim Fazliu Migjeni
Së pari shkurtimisht ta sqarojmë në vija të trasha se kush është kundër Bashkimit kombëtar andej e këndej kufirit:
– Nga Kosova: Drenicakët e tashëm, llapjanët, me raste edhe dukagjinasit. Pse? Për arsye shumë të ulëta: pushteti! Ata mund të mendojnë se më nuk do t’i kenë gjithë këto privilegje në një Shqipni të bashkueme me udhëheqë institucione të ndryshme, kompani publike etjetj. Dhe duke pasur një 7 milionsh në një shtet, atyre do t’u pakësohen gjasat për të qenë deputet, ministra, Zv Ministra, drejtor e shefa të shefave e çmos. Por megjithatë e kanë gabim: në një Shqipni të Bashkueme, do të rritej konkurrenca dhe do të rritej edhe kualiteti. Krahinat sunduese do të binin dalngdalë. Shqiptarët do të fitonim!
– Nga Shqipëria: Kundër historikisht janë jugoret apo toskët dhe masa më e madhe vjen nga socialistët – pinjollë të Enver Hoxhës dhe doktrinës së tij. Mos të harrojmë se si Enveri e ka dhënë Kosovën për një Miladin Popoviç e Dushan Mugoshë. Këtë fakt e kam diskutuar publikisht edhe në mediumet qëndrore dhe poashtu kam pasë një letërkëmbim të faktuar edhe me Blendi Fevziun më shumë se një dekadë më parë. Pse janë kundër jugorët, që e dëshmuan edhe me kundërshtimin e tyre për Rrugën e Kombit? Ata thjesht frikësohen pa natyrshëm se Veriorët apo Gegët të do ta dominonin pushtetin në Shqipërinë e Bashkueme dhe se katunarët e shumtë nga Jugu më nuk do të dukeshin më superiorë edhe në të folur se sa doktorët veriorë, pasi veriorët do t’ishin 5 milionë në një Shqipni të Bashkueme. Dhe sigurisht edhe këta e kanë gabim, pasi mu atëherë do të rritej konkurrenca dhe do të rritej kualiteti. Pra, sinergjia e nevojshme kombëtare, në një Shqipni të Bashkueme do të bëhej aq e madhe sa do të shuheshin dallimet e theksueme krahinore dhe do të ulej sundimi i brendshëm nga krahina të caktuara. Gjithsesi, edhe po t’mos uleshin menjëherë ata dallime, me rëndësi do t’ishim bashkë në një shtet të vetëm shqiptar! Dhe sërish, shqiptarët do të fitonim!
Por sa i përket beneficioneve që të jemi bashkë nuk dua të shkruaj, pasi është shkruar shumë më parë dhe më bukur e më bindës qysh nga Rilindasit tanë. ndërsa jam i vetëdijshëm se jemi ende herët për t’u bashkuar, pasi jemi mbi 100 vjet të ndarë dhe sot, mjerisht, një referendum të mundshëm do ta humbnim pikërisht nga ata dy faktorë të lartëpërmendur!
Ajo që aktualisht më pengon krahas shumë gjërave tjera negative në shoqërinë tonë moderne, është diskursi fyes ‘kosovarë a shqiptarë‘. Andej kufirit e këndej kufirit, është fyerje e gjakut të derdhur breza me radhë për liri dhe pavarësi kombëtare, për gjuhë e për flamur, për tradita e për kulturë shqiptare, të flitet kundër bashkimit kombëtar për të mbajtur disa kolltuqe e pozita që në rang kombëtar e historik janë të parëndësishme. Shqipëria siç thoshte edhe Fishta do të bëhet edhe për inat t’Shqiptarëve. Dhe nëse andej kufirit na kanë injoruar koxha kohë komunistët e pinjollët e tyre, kjo nuk u jep të drejtë shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë londineze të pretendojnë ndarjen. Unë kam qenë dhe mbetem edhe kundër këtij flamuri Bosnian të Kosovës apo flamurit të Drenicës, por e kam pranuar si flamur të përkohshëm shtetëror bashkë me shumë të tjerë, duke mos e respektuar aspak jashtë kontekstit shtetëro. Ju e dini se asnjë Dëshmor nuk ka ra me këtë flamur, dhe gjithë Dëshmorët e rënë bashkë edhe me Komandantin legjendar, e kemi varrosë me flamurin kombëtar. Dhe nëse dikush do të duhej ta ndërronte flamurin atëherë do të duhej ta ndërronte Shqipëria, pasi edhe ashtu ata e kishin harruar dhe e kishin përbuzur një kohë të gjatë. Është e vërtetë ajo që është thënë se Enveri e komunistët e kanë dashtë Kosovën pa njerëz, apsi nuk do t’mund ta shtrinte ndër ne diktaturën e tij të egër, ndërsa edhe sot pas lirisë, pinjollë të tyre e dojnë në një mënyrë tjetër – vetëm si konsumatorë, duke na sjellur çdo gjë këndej, e ne andej nuk mund të çojmë pothuajse asgjë. Kisha shkruar shumë vite më parë edhe për eskurzionin e njëanshëm edhe për heqjen e kufirit të panevojshëm shqiptaro-shqiptar. Asgjë nuk u ndërmorr! Vetëm humbje kohe. Por ta dini që të gjithë, prapë se prapë, koha do të vjen që ky komb i vetëm e i shpërndarë në 6 shtete do të bashkohet, deshtëm apo s’deshtëm andej apo këndej kufirit! Nuk është me rëndësi a do ta përjetojmë këtë fakt ky brez apo brezi i ardhshëm. Qoftë edhe pas një mijë viteve apo më shumë, asnjë shqiptar i vërtetë me gjak shqiptari nuk guxon të mendojë e të veprojë kundër Amanetit – kundër bashkimit të trojeve etnike kombëtare! Të gjithë e dijmë se Kosova e Pavarur është vetëm njëra nga pjesët e mozaikut të munguar të copave të hartës së Shqipërisë Natyrale. Kush e mendon ndryshe e ka gabim. Edhe luftëtarët e lirisë, askund nuk u betuan për Kosovë, por për trojet etnike…
Gjithë ato probleme i kemi shqiptarët në Ballkan e punë të pazgjidhura dhe të merremi me këtë diskurs të panevojshëm, është fyerje e madhe! Është turp për të dy anët e kufirit! Gjithë të tjerët presin nga ne të triumfojmë e të jemi lider në Ballkan dhe ne të fragmentarizohemi nëpër pashallëqe e krahina të vogla. Ncncncncn! Turp! Po ç’të mendojnë vëllezërit e motrat tona në Mal të Zi, Kosovën Lindore, në Maqedoni e Çamëri kur dëgjojnë këtë lloj diskursi?! Jo more jo! Gjithë ata që mendojnë se me Kosovën ka përfunduar çështja kombëtare, gabohen rëndë! Ata nuk e shohin hartën e Shqipërisë Natyrale, ashtu sikur e kishte parë hartën e Shqipërisë së Bashkueme Naimi, Avdyl Frashëri e Ymer Prizreni, hartën e Shqipnisë së Isa Boletinit e Ismajl Qemajlit, nuk e shohin hartën e Shqipnisë së Zahir Pajazitit e Adem Jasharit! Është e vërteta e dokumentuar se as kjo mini-Shqipni nuk do të bëhej pa luftën dhe pa sakrificën e Kosovës, por ta dini se as Kosova e vogël, nuk do bëhej e lirë pa Shqipninë, dhe pa Kosovë e Shqipni nuk do të bëhet as Shqipnia Natyrale! Pra kujt i konvenon ky diskurs? Kujt i konvenon kjo qasje?
I kisha thënë njëherë edhe artistit të madh Mirush Kabashi kur ishte në Ferizaj se ‘pa e marrë Kosova në dorë Shqipninë kurrë rehat s’bahet Shqipnia’ se andej sundojnë shqipfolës, por jo shqiptarë të vërtetë që e shohin hartën natyrale. Por t’mos e sheh një kosovar hartën natyrale, është tërësisht e pafalshme! Para se ta akuzojnë Shqipninë, është mirë Kosova me shiku sjelljen e saj karshi Kosovës Lindore ndaj Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës, ku nuk janë në gjendje një libër shqip me ua dërgu nxënësve shqiptarë e këndej flasin pallavra, kur dolën serbët e ta hoqën memorialin e Dëshmorëve dhe kush kik s’bani!
Prandaj, për mua, që jam rritur me Flamur Kombëtar me dashurinë e pafundme dhe me ëndërrën për Shqipninë e Bashkueme, duke e pasur nënën nga Luma kreshnike e emrin tim të pagëzuar Bashkim, ata që janë kundër bashkimit kombëtar andej e këndej kufirit, nuk janë as shqiptarë e as kosovarë, por janë vetëm gomarë.